Duke ngarkuar...

Menaxher shitjesh Rajoni Jug

Upvisor Albania

/job-details/9831

Lushnjë, Fier
full_time
Publikuar Sot
Kompania e kontraktuar nga ne, një nga kompanitë kryesore në FMCG po kërkon një lider energjik, strategjik dhe të orientuar drejt rezultateve për të marrë rolin e Menaxherit të Shitjeve për rajonin e jugut


Nëse keni eksperiencë në udhëheqjen e skuadrave dhe njihni kanalet kryesore të tregut, dhe keni njohje në treg, ky pozicion është për ju!


Përmbledhje e Rolit


Si Menaxher Shitjesh, ju do të jeni përgjegjës për udhëheqjen dhe rritjen e ekipit tonë të terrenit në Jug ( nga lushnja deri ne Sarande), duke menaxhuar në mënyrë strategjike të gjitha kanalet e shitjes (Retail, Key Accounts, dhe HoReCa) gjithashtu mbajtja e marredhenieve te ngushta me distributoret. Qëllimi juaj do të jetë maksimizimi i shitjeve, zgjerimi i portofolit të klientëve dhe zhvillimi profesional i skuadrës.


Përgjegjësitë Kryesore:


Menaxhimi i Ekipit: Drejtimi, motivimi dhe trajnimi i një ekipi prej 5+ agjent shitjesh.


Strategjia e Kanalit: Menaxhimi dhe zhvillimi i performancës në kanalet:

-Retail (Tradicionale & Moderne)

-Key Accounts (Klientët VIP / Rrjetet e mëdha)

-HoReCa (Hotele, Restorante, Kafe)


Objektivat dhe Performanca:

Ndjekja e planeve të shitjeve, analizimi i KPl-ve dhe raportimi i rregullt ecurisë tek eproret

• Marrëdhëniet me Klientët:

Ndërtimi dhe ruajtja e marrëdhënieve afatgjata me klientët strategjikë.


Analiza e Tregut:

Monitorimi i konkurrencës dhe identifikimi i mundësive të reja për rritje. Kërkesat për


Kandidatin:

Eksperiencë: Minimumi 5 vite eksperiencë në menaxhim shitjesh në industrine FMCG dhe në zonën e jugut.


• Lidership: Eksperiencë e provuar në menaxhimin


Njohuri Tregu: Njohje e shkëlqyer e pikave te shitjes ne zonen e Percaktuar


Aftësi Ndërpersonale: Aftësi të shkëlqyera negociuese, komunikuese dhe zgjidhëse të problemeve.

Arsimi: Diplomë Universitare (Menaxhim, Biznes, Marketing ose fusha të ngjashme).


Leje Drejtimi: Patendë e Klasit B (e detyrueshme).


Çfarë Ofrojmë Ne:


Pagë mujore shumë konkurruese (e negociueshme bazuar në eksperiencën).

Skemë joshëse bonusesh të bazuara në performancë.

Makinë kompanie, telefon dhe mjete të tjera të nevojshme për punën.

Ambient dinamik, mbështetës dhe mundësi reale për rritje profesionale.



Afati i fundit për aplikime: 20 shtator 2026 Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.