Duke ngarkuar...

Asistent/e komunikimi

AULEDA - Local Economic Development Agency

/job-details/9830

Vlorë
part_time
Publikuar Sot
**Titulli:**
Thirrje e Hapur për pozicion pune part time “Asistent/e Komunikimi”

Bashkohu ekipit tonë!

Auleda – Agjencia e Zhvillimit Ekonomik Lokal Vlorë është në kërkim të një Asistent/e Komunikimi i cili do ti bashkohet ekipit tonë duke filluar nga tetori i vitit 2026.

Link: https://auleda.org.al/new/mundesi-praktike-komunikim/

**Përshkrimi i Pozicionit:**

Si Asistent/e i Komunikimit, do të punoni ngushtë me ekipin e Auleda për të zhvilluar dhe për të kryer fushatat e marketingut dixhital, për të menaxhuar llogaritë në media sociale dhe website, për të krijuar përmbajtje dixhitale, dhe për të ndihmuar në të gjitha iniciativat e komunikimit. Ky pozicion ofron një mundësi të shkëlqyer për të fituar përvojë praktike në strategjitë e marketingut dhe komunikimit dixhital ndërsa kontribuoni në zhvillimin social të shoqërisë.

**Rreth Auleda**

Auleda – Agjencia e Zhvillimit Ekonomik Lokal Vlorë, është një organizatë jofitimprurëse e cila zhvillon aktivitetin e saj prej vitit 2003. Misioni i organizatës është të ofrojë shërbime dhe realizojë iniciativa dhe projekte për zhvillimin social, ekonomik, kulturor dhe zhvillimin ambjental të qarkut të Vlorës, por jo vetëm, me synim përhapjen e kulturës së integrimit dhe forcimit të burimeve, aftësive dhe kompetencave sipas parimeve të zhvillimit njerëzor.

**Përgjegjësi:**

· Ndihmoni në zhvillimin dhe implementimin e fushatave të marketingut dixhital në platforma të ndryshme (media sociale, email, faqe interneti, etj.).

· Krijoni dhe kuroni përmbajtje tërheqëse për kanale të mediave sociale, duke përfshirë postime të shkruara, grafika dhe video.

· Monitoroni dhe menaxhoni llogaritë në media sociale.

· Ndihmoni në krijimin e materialeve të marketingut, si fleta, broshura dhe prezantime.

· Mbështetni iniciativat e komunikimit, duke përfshirë shkrimin e komunikatave për shtypin, postimeve në portale te ndryshme.

**Kërkesa:**

· Preferohet të ketë përfunduar apo të jetë në semestrin e fundit të studimeve Bachelor ose Master.

· Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze;

· Të ketë aftësi të mira shkrimi;

· Të jetë i motivuar për të ndjekur aktivitetet e organizatës.

· Të ketë aftësi të mira komunikimi.

·  Të ketë njohuri në përdorimin e platformave të rrjeteve sociale.

**Çfarë përfitoni?**

·      Rritje profesionale në një ambient me projekte ndërkombëtare.

·      Përvojë praktike në strategjitë e marketingut dhe komunikimit.

·      Mentorim dhe udhëzim nga profesionistë.

·      Page fikse, 4 orë pune në ditë, e hënë – e premte.

·      5 javë pushimi në vit të paguara.

·      Fleksibilitet në punë.

**Aplikimi**

Dërgoni aplikimin tuaj, duke përfshirë një CV dhe një letër motivimi (jo më tepër se 300 fjalë), brenda datës 25 shtator, në adresën auledavlore@gmail.com

Për çdo informacion rreth organizatës, referohuni faqes sonë të webit www.auleda.org.al ose na vizitoni në rrjetet sociale Facebook, Twitter dhe Linkedin.