Duke ngarkuar...

Inxhinier Elektrik/ Elektronik

Uji Qafshtama

/job-details/8013

Tirana, Tirana
full_time
Publikuar Sot
QAFSHTAMA SH.P.K. KËRKON TË PUNËSOJË

**Inxhinier Elektrik / Elektronik**

Qafshtama Sh.p.k., një nga kompanitë lider në industrinë e ujit të ambalazhuar në Shqipëri, kërkon të punësojë Inxhinier Elektrik ose Elektronik për fabrikën e saj të prodhimit në Qafshtamë, Krujë.

**Kriteret:**

-Diplomë universitare në Inxhinieri Elektrike ose Inxhinieri Elektronike.

-Eksperiencë pune në industri ose në mirëmbajtjen e pajisjeve elektrike/automatizimit .

-Njohuri të sistemeve elektrike industriale, motorëve elektrikë, paneleve të komandimit dhe automatizimit.

-Aftësi për diagnostikimin dhe zgjidhjen e defekteve teknike.

-Aftësi për të punuar në grup dhe për të menaxhuar situata nën presion.

-Përgjegjshmëri, korrektësi dhe etikë profesionale.

-Patentë drejtimi Kategoria B (e preferueshme).

**Detyrat kryesore:**

-Mbikëqyrja dhe mirëmbajtja e sistemeve elektrike të fabrikës.

-Diagnostikimi dhe eliminimi i defekteve elektrike.

-Bashkëpunimi me ekipin e mirëmbajtjes për garantimin e funksionimit optimal të linjave të prodhimit.

-Propozimi dhe implementimi i përmirësimeve teknike për rritjen e efikasitetit.

**Ne Ofrojmë:**

-Pagë konkurruese.

-Punë 3 ditë në javë, me orar të organizuar.

-Mundësi zhvillimi profesional dhe trajnimesh.

-Kontratë të rregullt pune dhe stabilitet afatgjatë.

-Mbështetje nga një ekip profesional.

📍 Vendndodhja: Stabilimenti i ujit Qafshtama , Qafshtamë – Krujë.

📧 Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në në: jobs@qafshtama.com

ose nëpërmjet Linkedin .