Duke ngarkuar...

Finance Specialist

Pajtoni Group

Tirana, Tirana
full_time
Publikuar 30 dite me pare
**Qellimi i Pergjithshem i Punes:**

Përgjegjës për ekzekutimin në menyrën më të mirë dhe më të përshtatshme dhe në përputhje me kuadrin rregullativ ligjor/kontraktual/udhezues të të gjitha transaksioneve të pagesave si edhe të transaksioneve të tjera te iniciuara nga Departamenti i Finances te Grupit.

**Detyrat dhe përgjegjësitë:**

1. Mbikeqyr dhe monitoron situatën financiare ne lidhje me aftësinë likujduese bankare te kompanive te Grupit, dhe lajmëron ne kohe per marrjen e masave ne rast mungesash ne likuiditet.

2. Nepermjet Menaxherit te Finances te Grupit mbledh cdo jave kerkesat per planin kalendarik te pagesave te konfirmuara edhe nga CEO i Grupit, sigurohet per dokumentacionin mbeshtetes per keto kerkesa si edhe bashkepunon e ndjek me Departamentin e Finances dhe Departamentet e tjera te Grupit pagesat e planifikuara periodike (tatimet, pagat, kredite, utilitetet, nenkontraktoret etj.) dhe jo periodike gjate muajit.

3. Planifikon dhe alokon ne llogarite perkatese bankare te pakten 1 dite me pare fondet e disponueshme per shumen e pagesave/transfertave te sakta, qe do te kryhen ne diten pasardhese.

4. Monitoron dhe ndjek cdo dite lëvizjen e likuiditetit ne Bankat e Grupit sipas nevojave për pagesat e planifikuara per secilen prej shoqerive te Grupit.

5. Ekzekuton cdo dite nepermjet internet banking/fizikisht, me ane te firmave te autorizuara, te gjitha transfertat e Grupit per pagesat e planifikuara dhe justifikuara me dokumentacion mbeshtetes.

6. Mban lidhje te përditshme me Shoqerite e Grupit dhe punonjesin pergjegjes te planifikimit buxhetor per ecurinë e cash-flow, qe pasqyron levizjet bankare te periudhes.

7. Per çdo pengese apo shmangie nga grafiku i pagesave javore/ditore si me siper, raporton tek eprori lidhur me shkaqet e rrethanat.

8. Sherben si pike kontakti me Bankat e Grupit per nisjen dhe koordinimin e ekzekutimit te procedurave administrative te nevojshme bankare ne lidhje me llogarite e kredive,

llogarite rrjedhese, pasqyrat bankare dhe komunikimeve operacionale ditore per kerkesa e kryerje veprime kembime valutore.

9. Ndjek ecurinë e kursit zyrtar te këmbimit dhe azhurnon cdo dite ne tabelat e brendshme excel e programin Bilanc.

10. Azhurnon dosjen (file) përkatëse te veprimeve bankare te cdo dite ne excel, per cdo shoqeri te Grupit, dosje elektronike qe eshte e ndare per akses ne rrjetin e brendshem nga punonjesit e interesuar.

11. Krijon, miremban dhe arkivon dosjen fizike te veprimeve Bankare sipas Bankave e Shoqerive te Grupit.

12. Përgatit raportet ditore/javore te arkëtimeve dhe pagesave te kryera ne Bankat e Grupit.

**Kualifikimet:**

Diplomë universitare në Financë, Ekonomi ose Kontabilitet

2 vite eksperiencë pune në financë/kontabilitet

Njohuri mbi raportimet financiare dhe procedurat fiskale

E domosdoshme eksperiencë pune në sektorin bankar ose kompani ndërtiimi!

Shënime

Të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në dhe dokumentacionin përkatës në adresën e email-it:

humanresources@kronconstruction.al