Duke ngarkuar...

Agjent/e Shitje Farmaceutike

OMNES agency

Tirana, Tirana
full_time
Publikuar 30 dite me pare
Omnes kërkon për një klient një Agjent/e Shitjesh për depo farmaceutike.

Përgjegjësitë kryesore:

- Menaxhimi dhe zhvillimi i marrëdhënieve me klientët ekzistues (farmaci, klinika, etj.)
- Identifikimi i klientëve të rinj dhe zgjerimi i rrjetit të shitjeve
- Prezantimi dhe promovimi i produkteve farmaceutike
- Ndjekja e porosive dhe sigurimi i shërbimit cilësor ndaj klientëve
- Arritja e objektivave mujore të shitjeve
- Raportimi periodik mbi aktivitetin dhe performancën

Kualifikimet dhe kërkesat:

- Eksperiencë e mëparshme në shitje (preferohet në sektorin farmaceutik)
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe negocimi
- Aftësi organizative dhe orientim drejt rezultateve
- Patentë drejtimi (kategori B) – e preferueshme
- Njohuri bazë të produkteve farmaceutike përbën avantazh

Kushtet e punës:

- Orari: Full-time, 8 orë (08:00 – 16:00)
- Territori: Tiranë & rrethe
- Pagesa: 700€ + 3% komision mbi shitjet

Ofrohet:

- Ambient pune profesional dhe dinamik
- Mundësi zhvillimi dhe rritjeje në karrierë