Duke ngarkuar...

Finance & Accounting Associate (USA SCHEDULE)

Hitweb.it

Tirana, Tirana
full_time
Publikuar 30 dite me pare
Po kërkojmë një profesionist në financë dhe kontabilitet, i orientuar ndaj detajeve, për të mbështetur operacionet e përditshme të
**Accounts Payable (AP)**
dhe
**Accounts Receivable (AR)**
, si dhe për të asistuar në funksione të nivelit junior të controller-it. Ky është një rol
**remote**
, i vendosur përmes një agjencie, me përgjegjësi të strukturuara dhe afatgjata.

Kandidati ideal ka njohuri në
**U.S. GAAP**
, është i organizuar dhe i aftë të punojë në mënyrë të pavarur në një ambient ERP.

Shumica e proceseve ditore realizohen në
**Genius ERP**
, platforma jonë e menaxhimit të prodhimit. Aftësia për të përdorur sisteme ERP dhe gatishmëria për të mësuar software të ri janë thelbësore. Gjatë onboardimit ofrohen trajnime online të strukturuara, të cilat kandidati pritet t’i ndjekë në mënyrë proaktive.

**Përgjegjësitë Kryesore**

**Accounts Payable (AP)**

- Procesimi i faturave të furnitorëve dhe përputhja me porositë (PO) dhe pranimet në Genius ERP
- Koordinimi i aprovimeve të pagesave dhe planifikimi i disbursimeve
- Mirëmbajtja e të dhënave të furnitorëve dhe zgjidhja e mospërputhjeve në faturim
- Rakordimi i raporteve të AP (aging)

**Accounts Receivable (AR)**

- Gjenerimi dhe dërgimi i faturave për klientët sipas kushteve të kontratës/milestones
- Ndjekja e arkëtimeve dhe follow-up për balancat e papaguara
- Aplikimi i pagesave dhe rakordimi i AR (aging)
- Mbështetje në menaxhimin e llogarive të klientëve

**Mbështetje për Junior Controller**

- Asistencë në mbylljen mujore (journal entries, rakordime llogarish)
- Mirëmbajtja e saktësisë së librave kontabël (general ledger) dhe evidentimi i mospërputhjeve
- Mbështetje në ndjekjen e kostove dhe raportimin e WIP (Work in Progress)
- Ndihmë në përgatitjen e raporteve financiare dhe eksportimin e të dhënave
- Mirëmbajtja e dokumentacionit të brendshëm dhe procedurave kontabël

**Kërkesat**

- Minimumi 3+ vite eksperiencë në AP/AR ose kontabilitet
- Njohuri mbi
**U.S. GAAP**
dhe praktikat standarde të kontabilitetit
- Eksperiencë praktike me të paktën një sistem ERP (Genius ERP, QuickBooks, NetSuite ose të ngjashme)
- Aftësi të forta në Excel (pivot tables, rakordime, formula bazë)
- Njohuri shumë të mira të anglishtes në shkrim
- Vëmendje e lartë ndaj detajeve dhe aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur

**Çfarë ofrojmë:**

- Kontratë të rregullt pune sipas legjislacionit shqiptar.
- Pushime dhe festa zyrtare të paguara (si ato shqiptare, ashtu edhe të vendeve përkatëse të projekteve).
- Trajnime të vazhdueshme për zhvillim profesional.
- Ambjent pune modern, dinamik dhe me kolegë të rinj.
- Drekë e ofruar nga kompania në restorantet partnere.