Duke ngarkuar...

Salesperson

Contemporary Student Solutions Albania

/job-details/532

contract
Publikuar 307 dite me pare
Kjo shpallje nuk pranon më aplikime. Nuk ka shpallje që përputhen saktësisht me këtë URL. Shiko punët aktive.
**💻 Remote | ⏰ Orar fleksibël | 🎓 Studentë & të Sapodiplomuar të mirëpritur**

Përshkrimi i Kompanisë

International Student Identity Card (
**ISIC**
) është karta e vetme e identitetit studentor e njohur ndërkombëtarisht, që ofron akses në mbi 150,000 përfitime për studentë në mbarë botën 🌍. E themeluar në vitin 1953 dhe e mbështetur nga UNESCO, ISIC promovon mobilitetin ndërkombëtar, shkëmbimin kulturor dhe aksesin e barabartë në mundësi për studentët globalisht. Contemporary Student Solutions Albania (CSSA) është përfaqësuesi zyrtar i ISIC në Shqipëri. Misioni ynë është të zgjerojmë rrjetin ISIC në nivel lokal, duke bashkëpunuar me biznese që duan të arrijnë, mbështesin dhe angazhojnë komunitetin studentor.

Përshkrimi i Rolit

Po kërkojmë  Sales Representative / Salesperson për të ndihmuar në rritjen e rrjetit të partnerëve ISIC në Shqipëri. Ky është një rol remote, i bazuar në komision, ideal për studentë ose të sapodiplomuar që kërkojnë eksperiencë reale në shitje, orar fleksibël dhe të ardhura të bazuara në performancë 💼💰. Përgjegjësia kryesore do të jetë kontaktimi i bizneseve, prezantimi i mundësisë së partneritetit me ISIC dhe regjistrimi i tyre si partnerë përfitimesh ISIC.

Përgjegjësitë Kryesore

- Identifikimi dhe kontaktimi i bizneseve lokale
- Prezantimi i konceptit të partneritetit ISIC dhe përfitimeve të secilit nivel partneriteti
- Bindja e bizneseve për t’u bërë pjesë e rrjetit ISIC dhe për të ofruar përfitime për studentët
- Menaxhimi i komunikimit dhe ndjekja e bizneseve të interesuara
- Mbyllja e marrëveshjeve dhe onboardimi i partnerëve të rinj ISIC
- Punë e pavarur duke përmbushur objektivat e dakorduara të shitjes 🎯

Kompensimi

- Bazuar në komision: përfiton një përqindje për çdo biznes të regjistruar
- Komisione më të larta për partneritetet e niveleve më të larta
- Pa limit të ardhurash – të ardhura të bazuara në performancë
- Mbajtja e portofolit të klientëve dhe përfitimi për sa kohë klientët qendrojnë si partnerë
- Ideale për ndërtimin e eksperiencës në shitje paralelisht me studimet

Kandidati Ideal

- Student ose i sapodiplomuar (çfarëdo fushe)
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe bindjeje
- Komod në komunikim me pronarë dhe menaxherë biznesesh
- I vetë-motivuar, i organizuar dhe i orientuar drejt rezultateve
- Interes për shitje, marketing, zhvillim biznesi ose sipërmarrje
- Njohja e tregut shqiptar dhe eksperienca është avantazh
- Njohuri shumë të mira në shqip; anglishtja përbën plus

Çfarë Ofrojmë

- Punë fleksibël dhe 100% remote
- Eksperiencë praktike në shitje B2B
- Eksperiencë me një brand të njohur ndërkombëtarisht
- Të ardhura me komision dhe potencial rritjeje
- Mundësi për të ndërtuar një CV të fortë në shitje dhe partneritete

Si të Aplikoni


- Të interesuarit ftohen të aplikojnë përmes LinkedIn ose të dërgojnë cv-në dhe një prezantim të shkurtër ku përshkruajnë motivimin dhe disponueshmërinë e tyre ne emailin contact@studentcard.al. 📩

Nuk ka shpallje që përputhen saktësisht me këtë URL.

Shpallje të tjera aktive