NJOFTIM PËR POZICIONIN E PUNËS ADMINISTRATOR NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË
University of Medicine, Tirana
Kandidatët Për Pozicionin e Punës “Administrator i Universitetit Të Mjekësisë, Tiranë” Duhet Të Plotësojnë
Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “
*Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë*
”, Statutin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, në
*Vendimin Nr.4, datë 14.01.2021 të Bordit të Administrimit “Për shpalljen e konkursit për pozicionin e punës Administrator i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë”, dhe miratimin e kritereve dhe dokumentacionit të punësimit”*
**,**
si dhe në urdhrin e Administratorit nr. 9, datë 26.01.2021 shpall konkursin për pozicionin e punës “Administrator i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë”, si më poshtë vijon:
**Kriteret**
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale per vendin e punës per të cilin konkurron;
- Të ketë arsim të lartë, së paku në nivelin “Master i Shkencave”, në fushën e drejtësisë ose të ekonomisë dhe përvojë pune së paku 7 (shtatë) vjet në këto fusha;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtje penale;
- Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore, që nuk është shuar sipas ligjit;
- Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës;
- Të mos gjendet në kushtet e konfliktit të interesit;
- Të zotërojë me dëshmi një nga gjuhët e huaja perëndimore (Anglisht, Frëngjisht, Spanjisht, Italisht, Gjermanisht);
**Dokumentacioni Që Duhet Të Shoqërojë Kerkesën**
- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
- Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit ;
- Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe/ose njehsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listë notash të noteruara (të dy cikleve të studimit);
- Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
- Formular vetëdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015;
- Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) të marrë brenda tre muajve të fundit;
- Vërtetim nga punëdhënës të mëparshëm, që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- Dëshmi të njohjes së gjuhës së huaj të noterizuar;
- Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
- Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;
*Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell skualifikim të kandidatit.*
*Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit.*
**Dorëzimi i Dokumentacionit Dhe Afati i Dorëzimit**
Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar të inventarizuar në Sekretarinë e Protokoll Arkivës, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës 371, 1005-Tiranë);
Afati i dorëzimit të dokumentacionit është 15 (pesëmbëdhjetë) ditë kalendarike që nga dita e shpalljes së konkurrimit nga APP.
Për çdo paqartësi mund të dërgohet e-mail në adresën: info@umed.edu.al
***Afati i dorëzimit të dokumentacionit***
:
**01.02.2021- 15.02.2021 (15 ditë).**
1 February, 2021 |
Previous
NJOFTIM PËR PUNËSIM NË SEKTORIN E SHËRBIMEVE JURIDIKE “SPECIALIST” ME KONTRATË ME AFAT 3 (TRI) MUAJ NGA MOMENTI I LIDHJES SË KONTRATËS, NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË.
Next
NJOFTIM PËR PUNËSIM PËR PERSONEL ADMINISTRATIV NË POZICIONIN KRYETAR I DEGËS SË MENAXHIMIT TË SHËRBIMEVE DHE PERSONEL ADMINISTRATIV NË POZICIONIN “SPECIALIST NË DEGËN E FINANCËS.”, PRANË FAKULTETIT TË MJEKËSISË DENTARE, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË