Duke ngarkuar...

Specialist Marketing & Lead Generation (ITALIAN LANGUAGE)

Hitweb.it

Tirana, Tirana
full_time
Publikuar 9 dite me pare
**Përshkrimi i rolit:**


Po kërkohet një person kreativ dhe i aftë në marketing për t’u bashkuar me ekipin në zyrën e Tiranës. Kandidati do të jetë përgjegjës për
**promovimin e produkteve/shërbimeve**
dhe
**gjenerimin e lead-eve**
si për tregun italian, ashtu edhe për tregun shqiptar, duke përfshirë
**analizë tregu**
dhe
**krijimin e strategjive për pozicionim**
.

**Detyrat kryesore:**


- Email marketing dhe fushata digjitale
- Promovim dhe menaxhim i përmbajtjes në social media (LinkedIn, Facebook, Instagram)
- Gjenerim i lead-eve (Lead Generation)
- Promovim i eventeve të kompanisë
- Krijimi i planeve editoriale për social media dhe blog
- Krijimi i grafikave bazë për postime në social media (përdorim i tool-it Canva)
- Analizë tregu për tregun shqiptar dhe strategji pozicionimi

**Kërkesat / Aftësitë e nevojshme:**


- Aftësi të mira bashkëpunimi dhe puna në grup
- Kreativitet dhe aftësi komunikimi të shkëlqyera
- Shpejtësi në mësim dhe zbatim të aktiviteteve
- Përgjegjshmëri dhe aftësi për të menaxhuar detyra
- Njohuri dhe përdorim i mjeteve social media: LinkedIn, Facebook, Instagram
- Aftësi në copywriting për social media, email dhe blog
- Njohuri të përdorimit të tool-eve të thjeshta grafike si Canva
- Analizë tregu (preferohet por nuk është e detyrueshme)
- Njohje e gjuhës Italiane (B1-B2)

**Kualifikime dhe karakteristika personale:**

- Gatishmëri për të punuar në ekip dhe për të marrë përgjegjësi
- Shpejtësi dhe efikasitet në punë
- Kreativitet dhe iniciativë
- Disponibilitet për të udhëtuar në Itali për periudha të shkurtra trajnimi

**Çfarë ofrojmë:**

- Kontratë të rregullt pune sipas legjislacionit shqiptar.
- Pushime dhe festa zyrtare të paguara (si ato shqiptare, ashtu edhe të vendeve përkatëse të projekteve).
- Trajnime të vazhdueshme për zhvillim profesional.
- Ambjent pune modern, dinamik dhe me kolegë të rinj.
- Drekë e ofruar nga kompania në restorantet partnere.