Duke ngarkuar...

Chief Financial Officer

Kalaja Talent Consulting

Tirana, Tirana
full_time
Publikuar Sot
Kalaja Talent Consulting kerkon te punesoje
**Shefe Finance.**

**Detyrat:**

Kryen menaxhimin dhe kontrollin financiar të projekteve të ndërtimit, duke siguruar respektimin e buxheteve dhe objektivave financiare.

Monitoron dhe analizon kostot e projekteve gjatë gjithë fazave të zbatimit.

Regjistron, kontrollon dhe raporton të dhënat financiare, duke identifikuar çdo devijim nga planifikimi.

Siguron përputhshmërinë me legjislacionin fiskal dhe procedurat financiare në fuqi.

Bashkëpunon me departamentet teknike për optimizimin e kostove dhe rritjen e eficiencës së projekteve.

Menaxhon cash flow, pagesat ndaj furnitorëve dhe ndjek arkëtimet nga klientët.

**Kualifikimet:**

Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet ose fusha të ngjashme.

Përvojë në financë, preferohet në sektorin e ndërtimit.

Njohuri të legjislacionit fiskal shqiptar dhe proceseve financiare.

Aftësi në përdorimin e programeve financiare dhe Excel.

**Aftësitë kryesore:**

Saktësi dhe vëmendje ndaj detajeve.

Aftësi analitike për interpretimin e të dhënave financiare dhe marrjen e vendimeve.

Organizim i mirë dhe aftësi për menaxhimin e proceseve financiare.

Përgjegjshmëri dhe integritet profesional.

Aftësi bashkëpunimi dhe komunikimi në ekip.

Shenime :

Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutem dërgoni CV-ne ne adresen tone te e-mailit: vojsava.rushitaj@ktc.al ose ne numrin e telefonit 0694065221.