Duke ngarkuar...

Senior Accountant

Brunes Group

Kashar, Tirana
full_time
Publikuar 83 dite me pare
Pozicion Vakant – Financiere Senior

Brunes Group është në kërkim të një profesionisteje të përkushtuar për pozicionin e Financieres, e cila do të jetë pjesë e departamentit të financës dhe do të luajë një rol kyç në menaxhimin dhe kontrollin e inventarit në aspektin financiar.

Përgjegjësitë kryesore:

- Regjistrimi dhe monitorimi i lëvizjeve të inventarit në sistemin financiar.
- Rakordimi periodik i inventarit fizik me të dhënat kontabël.
- Analiza e diferencave dhe identifikimi i problematikave në stok.
- Përgatitja e raporteve mbi gjendjen e inventarit dhe kostot përkatëse.
- Mbështetje në procesin e inventarizimeve periodike.
- Bashkëpunim i vazhdueshëm me departamentin e magazinës dhe blerjeve.
- Sigurimi i saktësisë së të dhënave në përputhje me politikat financiare të kompanisë.

Kualifikimet e kërkuara:

- Diplomë në Financë, Kontabilitet ose fusha të ngjashme.
- Eksperiencë e mëparshme në kontabilitet ose menaxhim inventari (preferohet).
- Njohuri të mira të programeve financiare dhe Excel.
- Aftësi analitike dhe vëmendje e lartë ndaj detajeve.
- Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në ekip.

📍 Vendndodhja: Autostrada Tirane - Durres, KM 7

📩 Aplikimet: hr@brunes.al

*E Hene - E Premte / 08:30 - 17:00*