Duke ngarkuar...

Domestic linehaul driver

DHL International Albania

/job-details/355

Tirana, Tirana
full_time
Publikuar 310 dite me pare
Kjo shpallje nuk pranon më aplikime. Nuk ka shpallje që përputhen saktësisht me këtë URL. Shiko punët aktive.
DHL Albania po kërkon punonjës për rolin e Domestic Linehaul Driver.

Roli i përgjithshëm: Ky rol përfshin transportin e dërgesave në mënyrë të sigurt dhe të saktë nga zyrat qendrore të DHL në Tiranë në pikat e shërbimit dhe e anasjellta. Kjo do të thotë që punonjësi është përgjegjës për të siguruar që çdo dërgesë të tërhiqet dhe të dorëzohet në destinacionin e saj pa dëmtime dhe në kohë. Një pjesë e rëndësishme e këtij roli është komunikimi me agjentët. Kjo do të thotë që punonjësi duhet të bashkëpunojë me kolegët dhe agjentët e tjerë për të koordinuar transportin dhe për të zgjidhur çdo problem që mund të lindë gjatë procesit.

Aftësitë/Kualifikimet:

• Leje Drejtimi

• Aftësi të mira drejtuese të mjetit

• Preferohen njohuri në gjuhën angleze

• Përkushtim dhe korrektësi të lartë

• I vëmendshëm ndaj detajeve

• Frymë shumë e mirë e punës në grup

• Aftësi organizative, bashkëpunuese

Përfitimet dhe Stimujt e punonjësve:

Përfitimet dhe ofertat nxitëse të DHL Express janë krijuar për të pasqyruar një përvojë thelbësore si për punonjësit ashtu edhe për vartësit e tyre gjatë rrugëtimit të karrierës dhe jetës.

• Pagesa konkurruese

• Bonus/Programe nxitëse

• Mundësi të jashtëzakonshme trajnimi

DHL është një punëdhënës me mundësi të barabarta.

Cili është hapi tjetër?

Mund të njoftoni të njohurit tuaj nëse janë të interesuar. CV-të duhet t'i dërgoni në hralbania@dhl.com brenda datës 16 Dhjetor.

Shënim për Privatësinë:

DHL International (Albania) Shpk., vepron si “Kontrollues i të Dhënave” (Data Controller) dhe në bazë të përgjegjësive sipas Rregullave të Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave (GDPR), ne i marrim masat e mbrojtjes së të dhënave shumë seriozisht dhe kuptojmë rëndësinë e mbrojtjes së privatësisë dhe informacionit tuaj personal. Ne mbledhim dhe përdorim informacionin tuaj personal sipas politikës sonë të Privatësisë.

Nuk ka shpallje që përputhen saktësisht me këtë URL.

Shpallje të tjera aktive