Duke ngarkuar...

Inxhinier Elektrik

EuroElektra Sh.p.k

/job-details/3408

Tirana
full_time
Publikuar 181 dite me pare
Kjo shpallje nuk pranon më aplikime. Nuk ka shpallje që përputhen saktësisht me këtë URL. Shiko punët aktive.
EuroElektra Sh.p.k, kompani lider në zgjidhje të avancuara elektro-energjetike për rritjen e efikasitetit dhe performancës energjetike në Shqipëri dhe rajon, po zgjeron aktivitetin dhe kërkon profesionistë të rinj për t’iu bashkuar ekipit.🤝

**Pozicioni: “Inxhinier Elektrik”**


**Përgjegjësitë e funksionit:**
📑

-Kryen simulime dhe analiza përmes softuerëve profesionalë të impianteve fotovoltaike (PVcase, PVsyst, PVsol, Virtosolar, RatedPower etj)

-Studion terrenin dhe kryen analiza topografike për vendndodhjen e impianteve diellore për të arritur rendimentin maksimal (duke përdorur softuerë si CAD Earth - PVCAD, PLEX-VIRTOSOLAR)

-Projekton sistemet për monitorimin dhe kontrollin e impianteve përmes SCADA.

-Kërkon dhe analizon mbi produktet PV (panelet dhe inverterat) për performancën dhe rritjen e rendimentit të sistemit PV.

-Përgatit raporte teknike dhe financiare mbi studimet fotovoltaike.

-Përgatit dokumentacionin për projekte të mëdha fotovoltaike: plan biznesi, studim fizibiliteti,studim teknik etj.

-Harton projektet fotovoltaike për zbatim bazuar në standardet ndërkombëtare për projektimin e impianteve PV (IEC).

-Përgjegjës për detajimin e saktë të listës së materialeve, duke përfshirë të gjitha artikujt e nevojshëm që do të jenë pjesë e projektit sipas specifikimeve teknike, duke ruajtur standardet e aplikuara nga kompania.

-Jep sqarime dhe udhëzime të vazhdueshme për inxhinierët në terren ose teknikët për zbatimin e projektit dhe realizimin e kushteve teknike.

-Koordinon me magazinën dhe logjistikën për të identifikuar materialet e nevojshme për realizimin e projektit dhe përgatitjen e listave për këto materiale.

-Para fillimit të punimeve, bazuar në projektin e përgatitur, detajon buxhetin për punimet elektrike për të bërë të mundur llogaritjen e kostove të impianteve.

-Përgatit të gjithë dokumentacionin teknik që shoqëron projektin.

-Projekton sistemet hibride të kontrollit.

**Kushtet e Punës:**

- Orari i punës është nga e hëna në të premte, ora 08:00 – 17:00, duke përfshirë pushimin e ditës.
- Të gjitha festat zyrtare janë ditë pushimi.
- Përfitohen 22 ditë pushimi vjetor në vit.
- Punësimi realizohet me kontratë pune sipas Kodit të Punës.
- Transporti sigurohet nga kompania me mjetet e saj.
- Pagat janë 100% të deklaruara.

Të interesuarit mund të dërgojnë aplikimet e tyre në adresën e-mail: career@euroelektra.al

ose të kontaktojnë në numrin e telefonit: +355672071043.

Ju mirëpresim! 🙌

Nuk ka shpallje që përputhen saktësisht me këtë URL.

Shpallje të tjera aktive