Duke ngarkuar...

Sales And Marketing Specialist

Business Magazine Albania

Tirana
full_time
Publikuar 107 dite me pare
Business Magazine Albania po zgjerohet … dhe ndoshta po të kërkon ty!

Skudara jonë po kërkon një person për Sales & Marketing që është i përgjegjshëm dhe di të mbyllë një marrëveshje me buzëqeshje dhe shtrengim duarsh.

Nëse je komunikues, të pëlqen dinamika e shitjes, marketingu dhe bashkëpunimi me biznese, kjo mund të jetë mundësia jote për të hyrë në botën e medias.

👉Detyrat e tua :

- Të mbash kontakt me biznese dhe partnerë
- Të shesësh hapësira reklamuese dhe nxisësh bashkëpunime kreative
- Të kontribuosh në rritjen dhe zhvillimin e brand-it të Business Magazine dhe New Media Digital

👉 Çfarë kërkojmë?

- Aftësi shumë të mira komunikimi
- Energji, ambicie dhe fokus te rezultatet konkrete
- Eksperienca është plus, por jo domosdoshmëri (nëse ke talent dhe vullnet, ne dimë të të dëgjojmë!)

Nëse mendon se mund të shesësh ‘’gjithçka’’ ose të paktën një ide të mirë me pasion atëherë na shkruaj 📩në inbox ose dërgo CV-në në: marketing@newmedia.al