Duke ngarkuar...

Inxhinier Ndertimi Zyre (RS CONSTRUCTION & ENGINEERING)

DM Consulting Services

Tirana, Tirana
full_time
Publikuar 112 dite me pare
**RS CONSTRUCTION & ENGINEERING**
 kërkon të punësojë një 
**Inxhinier Zyre**
 që do të mbështesë ekipin teknik në përgatitjen e dokumentacionit të projekteve, përpunimin e situacioneve, komunikimin me autoritetet dhe bashkëpunimin me zyrën e projektimit dhe kantierët. Ky është një pozicion kyç për menaxhimin efektiv të projektit dhe për garantimin e përputhshmërisë tekniko-administrative.

**RS Construction & Engineering**
 është një kompani e fokusuar kryesisht në zhvillimin, menaxhimin, projektimin dhe zbatimin e projekteve private dhe publike në industrinë e ndërtimit. E orientuar nga vizioni i drejtuesve të saj me përvojë dhe menaxherëve të linjës, kompania synon të ofrojë mundësitë më të mira të punësimit
**.**

**Detyrat**

- Përpunon projektin e zbatimit dhe prodhon detaje per kantierin.
- Kontrollon vizatimet dhe projektet e ardhura si dhe bën sistemimin e tyre.
- Kontrollon përputhshmërine e projektit me preventivet përkatës.
- Detajon librezat e masave dhe situacion mujor.
- Asistimi në hartimin dhe ndjekjen e grafikut të punimeve dhe raporteve të progresit.
- Monitoron, ndjek dhe raporton tek drejtuesit ecurine e kontratave per nënkontraktorët.
- Hartimi i relacioneve teknike, shkresave zyrtare dhe komunikimi me institucionet përkatëse
- Organizimi i dokumentacionit për dorëzime, kolaudime dhe arkivim teknik
- Inspekton në mënyre perdiodike ecurine e projekteve me qellim raportimin te drejtuesit.
- Detyra të tjera qe i ngarkohen brënda profilit nga menaxheri.

**Kualifikimet**

- Të zotërojë diplomë Diplome në fushën e Inxhinierisë së Ndërtimit.
- Të ketë përvojë pune minimalisht 5 vjet.
- Njohuri të mira të AutoCAD, MS Office (veçanërisht Excel dhe Word), si dhe software të menaxhimit të projekteve.
- Njohuri mbi procedurat ligjore dhe teknike të sektorit të ndërtimit.
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese.
- Të ketë njohuri shumë të mira në leximin e projekteve.
- Preferohet të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze.
- Aplikuesit me ekperience pune minimale por me aftesi te mira inxhinierike dhe energji per te punuar do te vlerësohen me përparësi.