Duke ngarkuar...

Ekonomist/e

Kastrati

Vlorë, Vlorë
full_time
Publikuar 127 dite me pare
**Pozicioni:**
Ekonomist/e

**Vendi i punës:**
Vlorë

**Kastrati Group**
, një nga grupet më të mëdha dhe më të njohura të bizneseve në Shqipëri dhe rajon, i themeluar në vitin 1991, po kërkon të punësojë një
**Ekonomist/e**
për zyrat e tij në Vlorë.

Kompania është e angazhuar në sektorë të ndryshëm si energjia, nafta, ndërtimi, shërbimet dhe tregtia, dhe ka një histori të suksesshme si lider në industrinë e saj.

**Pershkrimi i pozicionit:**

Kompania jonë kërkon të punësojë një
**Ekonomist/e**
me përvojë pune prej të paktën 4–5 vitesh, i/e cili/a do të jetë përgjegjës/e për menaxhimin financiar të disa pikave të karburantit, përgatitjen e mbylljeve ekonomike mujore dhe monitorimin e proceseve financiare sipas procedurave të kompanisë.

**Detyrat kryesore:**

- Mbikëqyrja dhe përgatitja e mbylljes ekonomike mujore për pikat e karburantit
- Përgatitja e raporteve financiare dhe analizave të shitjeve dhe shpenzimeve
- Monitorimi i transaksioneve dhe faturave, duke siguruar saktësi dhe përputhje me rregulloret
- Koordinimi me stafin e secilës pikë karburanti për sigurimin e të dhënave të sakta dhe të plota
- Administrimi i programeve
Financë 5, Alpha Web, Navision për regjistrimin dhe analizën e të dhënave financiare
- Sigurimi i respektimit të ligjeve dhe rregulloreve tatimore, si dhe procedurave të brendshme të kompanisë
- Identifikimi i mundësive për optimizimin e shpenzimeve dhe përmirësimin e proceseve financiare

**Kualifikimet dhe kërkesat:**

- Diplomë universitare në Fakultetin Ekonomik (Financë, Kontabilitet)
- Përvojë pune 4–5 vite në fushën financiare, preferohet eksperiencë në menaxhimin e disa njësive ose degëve të biznesit
- Njohuri të avancuara të programeve Financë 5, Alpha Web, Navision
- Aftësi shumë të mira analitike, organizative dhe raportuese
- Përgjegjësi dhe integritet në menaxhimin e informacionit financiar dhe të dhënave të ndjeshme
- Aftësi për të punuar si në ekip ashtu edhe në mënyrë autonome, me fokus në përmbushjen e afateve.

**Si të aplikoni:**

Dërgoni CV-në tuaj të përditësuar dhe një letër motivimi në adresën 
**hr@kastratigroup.al**

,duke përmendur në subjekt: “Aplikim për pozicionin Ekonomiste – Vlorë”.