Duke ngarkuar...

RECEPSIONISTE / ARKIVISTE DHE PROTOKOLLUESE

Salillari LTD

/job-details/12705

Tirana, Tirana
full_time
Publikuar Sot
Kompania “SALILLARI shpk”, Lider në sektorin e ndërtimit me më shumë se 30 vjet përvojë, përshtatet me karakteristikat e secilit projekt për të krijuar zgjidhje inxhinierike dhe inovative.

“SALILLARI shpk
**”**

aktivitetin e ndërtimit e ka në: Infrastrukturë, Ndërtime Civile, Ujsjellës, Shpim të naftës, Prodhimi i Materialeve Ndërtimore, Punime të tjera inxhinierike, Punime në port detar, Aeroport, Punime Industriale dhe Ndërtimore, Projektimi i Punimeve Civile dhe Industriale, etj..

Shërbimet tona shtrihen nga planifikimi dhe investimi fillestar, deri në fillimin dhe funksionimin.

**“SALILLARI shpk”**

shpall pozicion të lirë pune RECEPSIONISTE / ARKIVISTE DHE PROTOKOLLUESE
**.**

**PËRMBLEDHJE E POZICIONIT**

Personi në këtë pozicion kombinon rolin e recepsionistes me atë të arkivistes dhe protokolluese. Ai pret klientët dhe vizitorët, menaxhon rrjedhën e dokumentacionit zyrtar të institucionit dhe garanton që çdo dokument të regjistrohet, ruhet dhe të jetë i gjetshëm kur nevojitet.

**DETYRAT KRYESORE:**

**Recepsioni**

- Pret dhe përshëndet vizitorët dhe klientët në mënyrë miqësore dhe profesionale.
- Përgjigjet telefonatave dhe email-eve, i përcjell te personat përkatës dhe merr mesazhe kur është e nevojshme.
- Menaxhon axhendën, takimet dhe rezervimet e sallave të mbledhjeve.
- Regjistron hyrjet dhe daljet e vizitorëve dhe mban të rregullt zonën e pritjes.

**Protokolli**

- Merr, regjistron (me numër protokolli dhe datë) dhe shpërndan korrespondencën hyrëse: shkresa, kërkesa, ankesa, fatura e dokumente të tjera zyrtare.
- Regjistron dhe dërgon korrespondencën dalëse, duke mbajtur kopje të saj.
- Mban regjistrin e protokollit (fizik dhe/ose elektronik) të përditësuar dhe pa gabime.
- Ndjek afatet e përgjigjes për shkresat dhe i kujton përgjegjësit përkatës.
- Merr dhe shpërndan postën, kurrierët dhe dërgesat.

**Arkivi**

- Klasifikon, kodon dhe arkivon dokumentet sipas nomenklaturës së arkivit të institucionit.
- Mban arkivin fizik dhe atë elektronik të organizuar, të sigurt dhe lehtësisht të aksesueshëm.
- Ofron dokumente nga arkivi sipas kërkesës dhe mban evidencë të huazimeve e kthimeve.
- Ndjek afatet e ruajtjes dhe kryen procedurat e skartimit ose dorëzimit në arkivin shtetëror sipas ligjit.
- Digjitalizon dokumentet kur kërkohet dhe ruan kopje rezervë.

**Detyra administrative**

- Përgatit dokumente, fotokopjon dhe plotëson baza të dhënash.
- Porosit materiale zyre dhe ndjek stokun e tyre.
- Ofron mbështetje për stafin dhe menaxhmentin sipas nevojës.

**KRITERET DHE AFTËSITË E KËRKUARA:**

- Të jetë me arsim të lartë, preferohet arsim në administrim, drejtësi, histori-arkivistikë ose fusha të ngjashme.
- Përvojë në recepsion, protokoll ose arkiv (përparësi, por jo detyrim).
- Njohje e legjislacionit për arkivat dhe e procedurave të protokollit (avantazh).
- Komunikim i shkëlqyer verbal dhe me shkrim në shqip.
- Të zotërojë gjuhën angleze në nivel shumë të mirë
- Njohje e mirë e Microsoft Office (Word, Excel, Outlook) dhe e sistemeve elektronike të protokollit/arkivit.
- Rregull, saktësi dhe kujdes i lartë ndaj detajeve.
- Aftësi organizimi dhe menaxhimi i kohës, me aftësi për të kryer disa detyra njëkohësisht.
- Pamje e kujdesshme dhe sjellje profesionale.
- Diskrecion dhe ruajtje e konfidencialitetit të dokumenteve.

**APLIKIMI**

:

***Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë C.V. e tyre në adresën e-mail: hr@salillari.al, ose të kontaktojnë për çdo informacion në numrin e telefonit: +355 69 408 30 30.***

***\* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.***

***\* Kompania “SALILLARI shpk” merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.***