Duke ngarkuar...

Recruitment & Legal Specialist

Lea Business Consulting

/job-details/12633

Tirana
full_time
Publikuar 1 dite me pare
**Lea Business Consulting**
po kërkon një Specialist/e Rekrutimi dhe Ligjor/e, për të mbështetur shërbimet tona të rekrutimit dhe konsulencës ligjore.

Kandidati/ja ideal/e do të kombinojë aftësitë në rekrutim dhe vlerësim të kandidatëve me njohuritë mbi legjislacionin e punës, dokumentacionin e burimeve njerëzore dhe marrëdhëniet e punës.

**Përgjegjësitë kryesore**

Rekrutimi dhe Përzgjedhja e Kandidatëve

· Menaxhimi i procesit të rekrutimit, nga publikimi i njoftimeve të punës dhe kërkimi i kandidatëve deri te intervistat dhe përzgjedhja paraprake.

· Identifikimi, tërheqja dhe vlerësimi i kandidatëve përmes portaleve të punësimit, LinkedIn, rrjeteve profesionale dhe kanaleve të tjera të rekrutimit.

· Zhvillimi i intervistave paraprake dhe vlerësimi i kualifikimeve, eksperiencës dhe aftësive të buta të kandidatëve.

· Përgatitja e raporteve të intervistave dhe listave të shkurtra të kandidatëve për klientët.

· Koordinimi i intervistave ndërmjet kandidatëve dhe klientëve, si dhe ndjekja e komunikimit gjatë gjithë procesit.

· Administrimi dhe përditësimi i databazës së kandidatëve dhe sistemeve të ndjekjes së rekrutimit.

· Ndërtimi dhe ruajtja e marrëdhënieve profesionale me kandidatët dhe kompanitë kliente.

Konsulenca Ligjore dhe Dokumentacioni i Punës

· Mbështetja në përgatitjen, shqyrtimin dhe organizimin e kontratave të punës, akteve shtesë, politikave të brendshme dhe dokumentacionit tjetër ligjor të burimeve njerëzore.

· Asistimi në interpretimin dhe zbatimin e legjislacionit shqiptar të punës në çështjet që lidhen me marrëdhëniet e punës.

· Mbështetja e klientëve në administrimin e dokumentacionit të burimeve njerëzore, dosjeve të personelit dhe procedurave të punësimit.

· Monitorimi i ndryshimeve përkatëse në legjislacionin e punës dhe kontributi në përditësimin e politikave dhe procedurave të brendshme.

· Asistimi në auditimet e burimeve njerëzore dhe kontrollet e përputhshmërisë së dokumentacionit të punës.

· Mbështetja në kërkimin ligjor dhe përgatitjen e dokumentacionit për shërbimet e konsulencës ligjore, nën mbikëqyrjen e duhur profesionale.

·
Përgatitja, koordinimi dhe ndjekja e procedurave administrative dhe ligjore për punësimin e shtetasve të huaj në Shqipëri, duke përfshirë dokumentacionin, aplikimet për leje unike (punë dhe qëndrim), regjistrimin e punonjësve dhe monitorimin e afateve të vlefshmërisë dhe rinovimit të dokumentacionit.

**Kërkesat për pozicionin**

· Diplomë universitare në Drejtësi, Burime Njerëzore ose fusha të ngjashme.

· Eksperiencë e mëparshme në rekrutim, administrim të burimeve njerëzore, të drejtën e punës ose asistencë ligjore përbën avantazh.

· Njohuri të mira të legjislacionit shqiptar të punës dhe dokumentacionit të marrëdhënieve të punës.

· Aftësi shumë të mira komunikimi, intervistimi dhe vlerësimi të kandidatëve.

· Aftësi të mira organizative dhe vëmendje ndaj detajeve.

· Aftësi për të menaxhuar disa procese rekrutimi njëkohësisht dhe për të respektuar afatet.

· Njohuri shumë të mira të gjuhës shqipe dhe njohuri të mira të gjuhës angleze B2/C1

· Aftësi në përdorimin e Microsoft Office dhe njohuri në platformat e rekrutimit, LinkedIn dhe sistemet e burimeve njerëzore.

**Çfarë ofrojmë?**

· Mundësi për të punuar në fushat e rekrutimit, burimeve njerëzore dhe konsulencës ligjore për marrëdhëniet e punës.

· Mjedis profesional dhe bashkëpunues.

· Mundësi për të mësuar dhe për t'u zhvilluar profesionalisht.

· Përfshirje në projekte rekrutimi dhe bashkëpunime me kompani të sektorëve të ndryshëm.

**Si të aplikoni?**

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në në adresën hr@leaconsulting.al, me subjekt: Aplikim – Recruitment & Legal Specialist.

\*Çdo informacion që do të paraqesin kandidatët lidhur me shprehjen e interesit të tyre për sa më sipër,do të trajtohet me një nivel sigurie të standarteve më të larta për ruajtjen dhe përpunimin e këtyre të dhënave në përputhje të plotë me parashikimet e ligjit nr.124/2024 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" i ndryshuar dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.