Duke ngarkuar...

Finance Specialist

Albania Tour Operator Albania DMC

Tirana, Tirana
full_time
Publikuar 153 dite me pare
**Financier/e – Operator Turistik**

Po kërkojmë një Financier/e energjik/e dhe të saktë që t’i bashkohet ekipit tonë në zyrë. Do të jesh pjesë kyçe e funksionimit financiar të një operatori turistik inbound që rritet me ritëm të shpejtë dhe punon me partnerë ndërkombëtarë.

**Çfarë do të bësh**

- Deklarime periodike në
**Cats**

(listëpagesa, TVSH, tatim në burim).
- Pagesë dhe azhornim faturash në
**Google Sheets**

të kompanisë.
- **Rakordime**

me klientë ndërkombëtarë dhe furnitorë brenda/jashtë vendit.
- Monitorim
**të ardhurash, shpenzimesh dhe Cash Flow**

(raporte javore/mujore).
- Dërgim dhe ndjekje të
**Proforma Invoice**

për klientët.
- Azhornim kartelash të llogarive
**Klient–Furnitor**

.
- Korrespondencë profesionale
**Klient–Furnitor**

(shqip/anglisht), brenda dhe jashtë vendit.

**Çfarë kërkojmë**

- Eksperiencë
**minimalisht 3 vite**

si financier/e ose pozicion i ngjashëm.
- Njohuri të mira në
**Self-Care, Cats, e-Albania, e-Bills**

.
- Aftësi solide në kontabilitet,
**cash-flow**

dhe planifikim financiar afatshkurtër/afatmesëm.
- Përdorim praktik i
**e-banking**

(BKT, Intesa, Raiffeisen, etj.).
- **Avantazh**

: eksperiencë/kuptim i procesit financiar në kompani turistike
**inbound**

(B2B).
- Kujdes ekstrem ndaj
**detajeve**

, korrektësi, dhe aftësi për të punuar me afate.

**Çfarë ofrojmë**

- **Pagë konkurruese**

dhe ambient pune profesional, me kulturë bashkëpunimi.
- Mundësi rritjeje dhe
**trajnim**

në proceset financiare të turizmit B2B.
- Puna në projekte me
**partnerë ndërkombëtarë**

dhe volum të qëndrueshëm pune.
- Kontratë sipas ligjit, ditë pushimi dhe mbështetje nga ekipi menaxhues.

**Orari i punës:**

E hënë – E premte,
**08:30 – 17:00**

(në zyrë)

📧
**Aplikimi**

Dërgo
**CV-në**

tënde në:

**info@ahg.al**

**+355692800105**