Duke ngarkuar...

Specialist/e Prokurimi

AgiKons

Tirana, Tirana
full_time
Publikuar 154 dite me pare
**Agikons sh.p.k**

 është kompani ndërtimi 30 vite në treg, e vlerësuar ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të ndërtimit. Pika më e fortë e kompanisë është stafi ynë, për të cilin kujdesemi që të gjejë një ambjent mikpritës dhe të ndjehen të vlerësuar për çdo kontribut që japin në kompani me punën dhe eksperiencën e tyre. Në Agikons shpk secili punonjës ka mundësi të ngrihet në detyrë dhe të vlerësohet mbështetur tek rezultatet e punës.

Në kuadër të zhvillimit të saj kompania kërkon të punësojë kandidatë të kualifikuar në pozicionin 
**"Specialist/e Prokurimi".**

**Detyrat​:**

- Kryen prokurimet per te marre sherbimin me te mire, me cmimin me te mire ne treg.
- Blen te gjitha materialet e kerkuara nga kantieri. Komunikon statusin e porosive me supervizorin e kantierit.
- Monitoron ngarkesat per te siguruar furnizimin ne kohe dhe zgjidh problemet perkatese.
- Kryen kerkime dhe vleresime mbi furnitoret bazuar mbi cmimin ,cilesine dhe sherbimin.
- Ruan arshiven e prokurimeve dhe realizimin e plote te kontratave me furnitore dhe nenkontraktore

**Kualifikimet​:**

- Të ketë përfunduar arsimin e larte, preferohen deget e ekonomise dhe inxhinierise.
- Të ketë aftesi shumë të mira menaxheriale, komunikuese, organizuese dhe planifikuese.
- Të zoterojë në nivel shumë të mire ''Paketën Office''.
- Te kete njohuri shume te mira te gjuhes angleze.

**Shënime​:**

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".

Ju mirëpresim të bëheni pjesë e stafit tonë duke dërguar menjëherë aplikimin tuaj!

Departamenti i Burimeve Njerezore

Agikons. Sh. P. K

Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selite, Tirane