Duke ngarkuar...

Menaxher/e Rekrutimi

Pune e Re

/job-details/11445

Tirana
full_time
Publikuar Sot
Menaxher/e Rekrutimi – Retail

Kërkojmë një
**Menaxher/e Rekrutimi**
të motivuar dhe proaktiv/e, i/e cili/a do të jetë përgjegjës/e për menaxhimin e proceseve të rekrutimit, zhvillimin e strategjive për tërheqjen e talenteve dhe mbështetjen e nevojave për personel në të gjitha nivelet e organizatës.

**Përgjegjësitë kryesore:**

- Menaxhimi i ciklit të plotë të rekrutimit për pozicione në dyqane, zyra dhe struktura logjistike.
- Identifikimi, intervistimi dhe përzgjedhja e kandidatëve për pozicione si Sales Assistant, Store Manager, Assistant Store Manager dhe Visual Merchandiser.
- Bashkëpunimi me menaxherët e dyqaneve dhe drejtuesit e departamenteve për identifikimin e nevojave për personel.
- Planifikimi dhe koordinimi i rekrutimeve sezonale, duke garantuar plotësimin në kohë të vendeve vakante.
- Zhvillimi i strategjive për tërheqjen e talenteve dhe administrimi i databazës së kandidatëve.
- Koordinimi i procesit të integrimit të punonjësve të rinj dhe monitorimi i efektivitetit të rekrutimit.
- Sigurimi i një procesi profesional dhe efikas përzgjedhjeje, në përputhje me politikat e kompanisë dhe legjislacionin në fuqi.

**Kualifikimet dhe aftësitë:**

- Përvojë e mëparshme në rekrutim ose burime njerëzore.
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi, organizimi dhe menaxhimi të prioriteteve.
- Aftësi për të menaxhuar disa procese rekrutimi njëkohësisht dhe për të punuar me objektiva konkrete.
- Njohuri mbi platformat e rekrutimit dhe LinkedIn.
- Qasje proaktive, fleksibilitet dhe orientim drejt rezultateve.

**Të interesuarit**
mund të aplikojnë duke dërguar CV-në në info@puneere.al ose përmes LinkedIn.