**Bashkohu me Auto Master sha: Kontabilist**
Rruga Dytësore Autostrada Tiranë-Durrës, Vorë | Full-time |
**Mid–Level**
**Auto Master sha**
operon në sektorin automotive dhe është importues automjetesh për markat FIAT, FIAT Professional, Jeep, Alfa Romeo dhe Mazda, duke ofruar tregtim dhe shërbime të plota për automjete të reja dhe ekzistuese.
Në kuadër të zhvillimit të aktivitetit dhe forcimit të funksionit të Financës dhe Kontabilitetit, synojmë të zgjerojmë ekipin me një profesionist që do të kontribuojë në administrimin e saktë dhe në kohë të proceseve kontabël dhe financiare të kompanisë.
Për këtë arsye, kërkojmë një
**Kontabilist**
, i/e cili/a do të ketë një rol të rëndësishëm në regjistrimin, kontrollin, rakordimin dhe administrimin e transaksioneve financiare dhe kontabël, kryesisht të lidhura me blerjet dhe pagesat. Kontabilisti/ja do të kontribuojë në sigurimin e saktësisë dhe plotësisë së të dhënave financiare, respektimin e procedurave të brendshme dhe dokumentacionit justifikues, si dhe në mbështetjen e raportimit financiar dhe kontrollit të brendshëm.
**Çfarë përfshin roli**
· Regjistron në mënyrë të saktë dhe në kohë faturat e blerjes, duke i rakorduar me platformën SelfCare.
· Regjistron faturat e huaja të importeve të automjeteve dhe deklaratat doganore të automjeteve.
· Lëshon faturat e shitjes për pjesët e këmbimit.
· Kontrollon dokumentacionin justifikues për shpenzimet, përfshirë faturat, kontratat, procesverbalet dhe dokumentet e tjera përkatëse.
· Ndjek detyrimet ndaj furnitorëve dhe bën rakordimet me to.
· Ekzekuton dhe regjistron pagesat e arkës sipas dokumenteve tatimore.
· Regjistron transaksionet bankare dhe bën rakordimet përkatëse.
· Mbështet procesin e pagesave të furnitorëve, duke përgatitur evidencat, listat dhe rakordimet përkatëse.
· Kryen rakordimin e llogarive të lidhura me parapagimet.
· Bashkëpunon me CFO-në për saktësinë dhe plotësinë e dokumentacionit financiar.
· Siguron ruajtjen, arkivimin dhe gjurmueshmërinë e dokumentacionit kontabël dhe financiar të aktivitetit administrativ.
· Mbështet auditimet, kontrollet dhe verifikimet e brendshme ose të jashtme për fushën që mbulon.
· Kryen detyra të tjera kontabël dhe administrative sipas udhëzimeve të CFO-së.
**Kandidati/ja ideal/e sjell:**
· Diplomë universitare ose arsim i lartë profesional në Financë, Kontabilitet, Ekonomi ose fusha të ngjashme.
· Përvojë në kontabilitet, financë 3-5 vjet.
· Njohuri të mira mbi parimet e kontabilitetit, dokumentacionin financiar dhe klasifikimin e transaksioneve.
· Njohuri bazë të legjislacionit fiskal dhe tatimor.
· Aftësi të mira analitike dhe vëmendje e lartë ndaj detajit.
· Aftësi të mira organizative dhe në administrimin e dokumentacionit.
· Njohuri të mira të Excel-it, programeve financiare dhe sistemeve ERP (preferohet SAP/ERP).
· Aftësi për të punuar me afate dhe volume dokumentesh.
· Integritet, korrektësi dhe ruajtje e konfidencialitetit.
**Përbëjnë avantazh:**
· Njohuri të mira të gjuhës angleze.
· Eksperienca në sektorin automotive.
**Çfarë ofrojmë**
· Mundësinë për të kontribuar në një funksion të rëndësishëm të Kontabilitetit dhe Financës dhe në mbarëvajtjen e proceseve financiare të kompanisë.
· Mundësinë për të punuar në një kompani që operon me marka të njohura ndërkombëtare në sektorin automotive.
· Mjedis profesional, dinamik dhe bashkëpunues.
· Hapësirë për përgjegjësi, zhvillim dhe rritje profesionale.
· Mundësi për të zhvilluar më tej eksperiencën në procese kontabël dhe financiare.
· Paketë kompensimi konkurruese, në përputhje me eksperiencën.
**Aplikimi:**
Kandidatët e interesuar ftohen të dërgojnë: CV-në e përditësuar dhe një prezantim të shkurtër profesional ose letër interesi në:
**communication@automaster.al;**
Afati i aplikimit:
**17.10.2026; Objekti i email-it: Kontabilist**