Duke ngarkuar...

Coding Tutor

SkyLab Education Center

Skopje, Skopje Statistical Region
contract
Publikuar 158 dite me pare
📢 SKYLAB PO ZGJEROHET – TUTORE KODIMI

Të nderuar, ju njoftojmë që qendra SkyLab po zgjeron ekipin e saj, kështu, duke hapur pozicion për - TUTORE të lëndës së kodimit, me formim profesional, qasje pedagogjike dhe interes real për zhvillimin e arsimit teknologjik për fëmijë dhe të rinj.

Përgjegjësitë kryesore:

– Zhvillimi, përditësimi dhe zbatimi i kurrikulave të kodimit sipas moshës dhe nivelit të nxënësve

– Planifikimi i orëve mësimore me fokus në punë praktike, zgjidhje problemesh dhe mendim logjik

– Orientimi i vazhdueshëm me teknologjitë më të reja dhe trendet në botën e kodimit

– Integrimi i metodave inovative të mësimdhënies (project-based learning, problem-solving, hands-on coding, inter-disciplinary teaching)

– Sjellja e risive në përmbajtje dhe metodologji mësimore

– Ndjekja dhe vlerësimi i progresit të nxënësve

– Bashkëpunim aktiv me ekipin pedagogjik për standardizim dhe përmirësim të vazhdueshëm të programeve

Kërkesat:

– Arsim i lartë profesional i përfunduar (Informatikë, Shkenca Kompjuterike, Inxhinieri, Teknologji, ose fusha të ngjashme)

– Njohuri solide në coding (Scratch, Python, JavaScript, ose teknologji të ngjashme)

– Aftësi për të strukturuar përmbajtje mësimore dhe për ta përshtatur sipas moshës

– Aftësi të mira komunikimi dhe përvojë pune me fëmijë

– Përgjegjësi, korrektësi dhe angazhim afatgjatë

Çfarë ofrojmë:

– Hapësirë reale për të ndikuar në zhvillimin e kurrikulave dhe programeve

– Ambient profesional, bashkëpunues dhe mbështetje institucionale

- Kompensim financiar shumë konkurrues, në përputhje me standardet profesionale dhe angazhimin

- Mundësi rritjeje dhe përfshirje afatgjatë në SkyLab

📩 Aplikimet dërgohen në: careers@skylab.mk