Posto punë

Ballina / Punët / Travel Consultant

Travel Consultant

VAS GROUP

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Përshkrimi i kompanisë:

VAS GROUP është një grup lider në industrinë e turizmit në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit, me një histori me shume se 30-vjeçare suksesi, që nis përmes themelimit të agjensisë së udhëtimeve Albtours D.

Që nga viti 1994, VAS GROUP ka ndërtuar një portofol të gjerë shërbimesh që përfshin: Operator Turistik, DMC, kompani për organizimin e eventeve, platforma online rezervimesh, një zinxhir hotelesh me pesë yje, si dhe media turistike përfshirë kanale televizive dhe radio.

Me këtë strukturë të plotë dhe gjithëpërfshirëse, VAS GROUP është sot i vetmi grup i specializuar në ofrimin e zgjidhjeve 360° në fushën e Udhëtimeve dhe Turizmit në tregun shqiptar, rajon dhe më gjerë.

Qëllimi i Pozicionit:

Travel Consultant është përgjegjës për  identifikimin e mundësive të reja tregtare, ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme me partnerë biznesi dhe klientë individualë, si dhe konvertimin e kërkesave në shitje konkrete dhe të qëndrueshme.

Përmbledhje e detyrave kryesore:

·  Zhvillimi i shitjeve të produkteve dhe shërbimeve turistike në segmentin B2B dhe B2C;

· Menaxhimi i marrëdhënieve me partnerë korporativë, agjenci, kompani dhe klientë individualë;

· Negocimi i kushteve tregtare dhe finalizimi i kontratave/shitjeve;

· Menaxhimi i procesit të plotë të rezervimit dhe koordinimit të shërbimeve (fluturime, akomodime, transferta, etj.);

· Identifikimi i mundësive për cross-selling dhe up-selling;

· Monitorimi i performancës së shitjeve dhe raportimi periodik;

· Trajtimi profesional i çështjeve operative dhe financiare (rimbursime, ankesa, dokumentacion).

Kërkesat kryesore të pozicionit:

· Diplomë universitare në Menaxhim Turizmi ose fusha të ngjashme;

· 3–5 vite eksperiencë në shitje, e preferueshme ne industrine e turizmit;

· Aftësi të forta negociuese dhe orientim i qartë drejt shitjeve;

· Aftësi shumë të mira komunikimi dhe menaxhimi marrëdhëniesh;

· Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;

Te gjithë të interesuarit janë të ftuar të dërgojnë aplikimin e tyre në: hr@vasgroup.net

dhe të na vizitonojnë në kanalet tona online:

  • Web: vasgroup.net.
  • Facebook: vasgroup;
  • Instagram: vas. group1;
  • Youtube: @PremiumChannel Albania

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/travel-consultant-at-vas-group-4376279235

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 28/02/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme