Posto punë

Ballina / Punët / Tech Tribe Lead – Digital Banking

Tech Tribe Lead – Digital Banking

OTP Bank Albania

Punë Tiranë Shqipëria Bankari

Përshkrimi

Pozicioni:   Tech Tribe Lead – Digital Banking

Divizioni:    Digjital

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Përcakton dhe komunikon vizionin dhe planin e veprimit për bankingun mobile;
  • Drejton skuadren teknike ndër-disiplinore (zhvillues, QA, UX, DevOps, Biznes analist) dhe siguron bashkepunim efektiv me partneret per te realizuar perfundimin ne kohe dhe me cilesi te projektit;
  • Identifikon varesine dhe pershtat aktivtetet e projektit Digital Banking me projektet e tjera transformuese si përditësimi i CBS, migrimin e procesorit të kartave ,etj.;
  • Mbikëqyr arkitekturën, API-të, Microservices dhe integrimin me sistemet e tjera te bankes;
  • Siguron përputhshmërinë me PSD2, GDPR, AML dhe rregulloret locale;
  • Zbaton praktikat DevOps, CI/CD pipelines dhe testimin;
  • Zbaton parime të dizajnit të produkteve te orientuar drejt klientit në eksperiencen mobile;
  • Bashkëpunon me linjat e biznesit dhe partnerët për të ofruar shërbime mobile të personalizuara, intuitive dhe të besueshme;
  • Monitoron performancën, përdorshmërinë dhe rekomandon përmirësime të vazhdueshme;
  • Menaxhon bashkëpunimin me partneret dhe zbaton marrëveshjet e nivelit të shërbimit (SLA);
  • Identifikon rreziqet e projektit per aktivitetet qe drejton dhe propozon strategji per adresimin e tyre;
  • Siguron praktika të sigurta të kodimit dhe qëndrueshmëri ndaj kërcënimeve kibernetike.

Kualifikimi i kërkuar:

  • Diplomë Bachelor në Shkenca Kompjuterike, Inxhinieri Informatike, Teknologji Informacioni ose fusha të ngjashme;
  • Diplomë Master e preferuar në Sisteme Informacioni, Menaxhim Teknologjie, Banking & Finance me fokus IT, ose MBA me specializim në transformim digjital;
  • Certifikime të vlefshme në: Agile / Scrum Master, DevOps dhe Cloud Architecture;
  • Trajnime shtesë në UX/UI design për banking mobil, API management, etj.
  • Eksperiencë e provuar në bankingun digjital ose platformat fintech;
  • Njohuri solide mbi ekosistemet e bankingut digjital, API-të, Microservices dhe infrastrukturën cloud;
  • Eksperiencë me Java/Spring Boot, Node. Js, event streaming si Kafka, orkestrim me Kubernetes, etj;
  • Njohuri mbi direktivat/rregulloret e përputhshmërisë (PSD2, GDPR, AML);
  • Aftësi të shkëlqyera drejtuese dhe komunikimi.

Afati i fundit i aplikimeve është 16 janar 2025.

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/tech-tribe-lead-%E2%80%93-digital-banking-at-otp-bank-albania-4352251986

Kërkesat

Niveli: senior

Publikuar 09/01/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme