Përshkrimi
Thirrje për Supervizorë në Psikologji – Bashkohuni me TSC Coaching
TSC Coaching është një komunitet i krijuar nga psikologë, për psikologët, me qëllim ndërtimin e një rrjeti mbështetës, profesional dhe të qëndrueshëm për zhvillimin e brezit të ri të profesionistëve në fushën e shëndetit mendor.
Aktualisht jemi në kërkim të psikologëve me eksperiencë në supervizim , të cilët dëshirojnë të bashkëpunojnë me ne në krijimin e hapësirave të sigurta dhe cilësore të mentorimit profesional.
💡 Qëllimi ynë
Të ofrojmë mbështetje reale për psikologët e rinj përmes supervizimit cilësor, duke ndihmuar në rritjen e tyre profesionale dhe personale.
👥 Kë po kërkojmë
Psikologë që:
• Kanë eksperiencë në supervizim
• Kanë minimumi 5+ vite eksperiencë me raste klinike
• Janë të motivuar të kontribuojnë në zhvillimin e komunitetit profesional
🤝 Çfarë ofrojmë
• Mundësi bashkëpunimi në një komunitet në rritje
• Ndikim real në formimin e psikologëve të rinj
• Hapësirë për të ndarë eksperiencën dhe ekspertizën tuaj
Nëse dëshironi të bëheni pjesë e këtij rrjeti dhe të kontribuoni me eksperiencën tuaj, do të ishte kënaqësi të lidhemi dhe të diskutojmë më tej.
Na kontaktoni n ë email ose aplikoni direkt në Linkedin.
Punë në distancë: Po
Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/supervisor-mentore-at-tsc-coaching-4400766992
Kërkesat
Niveli: mid level
Publikuar 14/04/2026 · Skadon 19/01/2027