Posto punë

Ballina / Punët / Specialiste Shitjesh (REAL DENT Center)

Specialiste Shitjesh (REAL DENT Center)

Ecommerce-Albania

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Real Dent Center  kërkon  Specialiste Shitjesh (F)

Real Dent Center është një kompani në rritje në fushën e distribucionit dentar në Shqipëri. Po kërkojmë të zgjerojmë ekipin me një specialiste shitjesh energjike dhe të komunikueshme, e cila dëshiron të zhvillohet profesionalisht në një sektor teknik dhe dinamik.

Ofrohet:

  • Page baze + Bonuse
  • Fundjava pushim
  • Ditet e festave pushim
  • 28 dite pushime zyrtare
  • Makina dhe oferta e telefonit nga kompania.

Detyrat kryesore:

  • Komunikim dhe shitje direkte me klinika dhe laboratorë dentarë
  • Menaxhim porosish dhe ndjekje e procesit të shitjes deri në finalizim
  • Përgatitje ofertash dhe prezantim profesional i produkteve
  • Komunikim me klientët edhe në kanale online (telefon, email, rrjete sociale)
  • Ndjekje e klientëve pas shitjes dhe ofrim suporti informues
  • Mësim i vazhdueshëm mbi produktet dentare që ofron kompania
  • Pjesëmarrje në trajnime, seminare, ekspozita dhe evente profesionale dentare

Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:

  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe bindjeje
  • Personalitet pozitiv, korrekt dhe i organizuar
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (e folur dhe e shkruar)
  • Përdorim i mirë i Microsoft Word dhe Excel
  • Njohuri bazë ose eksperiencë me programe financiare (p.sh. Financa 5)
  • Eksperiencë ose gatishmëri për të punuar me sisteme CRM / ERP
  • Njohuri ose interes për marketingun përbën avantazh të madh
  • Përvoja në shitje përbën avantazh, veçanërisht në fushën mjekësore ose dentare

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/specialiste-shitjesh-real-dent-center-at-ecommerce-albania-4377377347

Kërkesat

Niveli: senior

Publikuar 02/03/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme