Posto punë

Ballina / Punët / Specialist/e Shitjesh & Customer Relations

Specialist/e Shitjesh & Customer Relations

Virtus Excellence Training Centre

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Specialist/e Shitjesh & Marrëdhënieve me Klientin është një rol kyç në strukturën e qendrës së ekselencës Virtus. Pozicioni përfshin menaxhimin e marrëdhënieve me klientët (prindër, nxënës/studentë siedhe bashkëpunëtorë të tjerë), administrimin e databazës së klientëve, ndjekjen e procesit të shitjes nga kontakti i parë deri në regjistrim, si dhe koordinim të vazhdueshëm me financën dhe sekretarinë.

Ky rol kërkon eksperiencë, korrektësi, organizim dhe aftësi të forta komunikimi.

Përgjegjësitë Kryesore

• Menaxhimi i marrëdhënieve me klientët: prindër, nxënës/studentë, shkolla dhe institucione arsimore e bashkëpunëtorë të tjerë

• Komunikim profesional dhe i vazhdueshëm përmes telefonit, email-it dhe WhatsApp-it

• Administrimi dhe përditësimi i databazës së klientëve dhe regjistrimeve

• Ndjekja e lead-eve dhe kërkesave të ardhura nga kanalet e ndryshme

• Koordinim i ngushtë me sektorin e financës për pagesa, fatura dhe dokumentacion

• Bashkëpunim me sekretarinë për orare, regjistrime dhe organizim të brendshëm

• Përgatitja e raporteve mujore të shitjeve dhe analizave bazë të performancës

• Zbatim korrekt i procedurave të brendshme dhe standardeve të komunikimit

Kërkesat & Kualifikimet

• Minimum 2–3 vite eksperiencë pune në shitje, customer relations, administrim ose role të ngjashme (avantazh në sektorin arsimor)

• Diplomë universitare (e preferueshme në ekonomi, administrim, menaxhim ose fusha të ngjashme)

• Eksperiencë në komunikim me klientë dhe menaxhim databazash

• Aftësi shumë të mira komunikimi verbal dhe me shkrim në shqip dhe anglisht

• Njohuri të Excel/Google Sheets dhe dokumentimit të shkresave të ndryshme

• Aftësi të mira organizative dhe vëmendje ndaj detajeve

• Etikë pune, korrektësi dhe përgjegjësi profesionale

• Disponueshmëri për punë full-time, on-site

Çfarë Ofron Virtus

• Ambient profesional dhe të strukturuar pune

• Rol afatgjatë me përgjegjësi reale

• Bashkëpunim të drejtpërdrejtë me drejtimin dhe departamentet kryesore

• Mundësi zhvillimi profesional dhe rritjeje brenda institucionit

Apliko tani duke dërguar CV-në tënde , duke specifikuar pozicionin në subjekt , në hr@virtus.edu.al deri më 28/02/2026.

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/specialist-e-shitjesh-customer-relations-at-virtus-excellence-training-centre-4364737225

Kërkesat

Niveli: senior

Publikuar 16/02/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme