Posto punë

Ballina / Punët / Specialiste Rekrutimi

Specialiste Rekrutimi

Rekrutime Agikons

Punë Tiranë Shqipëria Ndërtim dhe patundshmëri

Përshkrimi

Agikons sh.p.k është kompani ndërtimi 30 vite në treg, e vlerësuar ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të ndërtimit. Pika më e fortë e kompanisë është stafi ynë, për të cilin kujdesemi që të gjejë një ambjent mikpritës dhe të ndjehen të vlerësuar për çdo kontribut që japin në kompani me punën dhe eksperiencën e tyre. Në Agikons shpk secili punonjës ka mundësi të ngrihet në detyrë dhe të vlerësohet mbështetur tek rezultatet e punës.

Nëse dëshiron një pozicion pune të sigurtë, dhe me mundësinë për t’u rritur në karrierë dhe për t’u mirëpaguar pas çdo rritje, atëherë Agikons shpk është zgjedhja jote më e mirë. Ne jemi në kërkim të një Specialist Rekrutimi.

Detyrat

  • Koordinon me drejtuesit e departamenteve per nevojat per vakance.
  • Publikon vakancat neper kanale:portale, FB, instragram, Linkedin etj.
  • Ndjek procesin e Screening te CV, filtron dhe dergon secilit emetues.
  • Interviston kandidat e perzgjedhur.
  • Negocion me kandidatin brenda bandes se pages.
  • Menaxhon procedurat e shtetasve te huaj.
  • Pergatit raporte javore : aplikime, intervista, punesime etj.

Kualifikimet

  • Te kete perfunduar studimet Bachelor preferohet HR/Menaxhim/Psikologji.
  • Te kete eksperience minimalisht 3 vite ne rekrutim ose HR.
  • Te njoh tregun shqiptar preferohet ne sektorin e ndertimit.
  • Te njohe dokumentacionin e shtetasve te huaj.
  • Te njohe gjuhen angelze shuem mire
  • Njohuri shume te mira ne excel, google forms, portale punesimi etj.

Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre në adresen e Email-it:  hr@agikons.com.

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/specialiste-rekrutimi-at-agikons-4412779809

Kërkesat

Niveli: senior

Publikuar 11/05/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme