Posto punë

Ballina / Punët / Specialist/e Prokurimesh

Specialist/e Prokurimesh

Albgroup

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Përshkrim i pozicionit: Specialist/e Prokurimesh

Po kërkojmë një Specialist/e Prokurimesh të përkushtuar dhe të organizuar, i/e cili/a do të mbështesë kompaninë në menaxhimin e proceseve të blerjeve dhe furnizimeve. Pozicioni kërkon aftësi shumë të mira negociuese, korrektësi në dokumentacion dhe koordinim efektiv me departamentet e ndryshme të kompanisë.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përgatit oferta për klientët e interesuar për shërbimet që ofron kompania.
  • Menaxhon procesin e lidhjes, administrimit dhe arkivimit të kontratave me klientët.
  • Siguron ndjekjen e saktë të procedurave për firmosjen dhe formalizimin e kontratave.
  • Bashkëpunon ngushtë me departamentin e financës për përgatitjen dhe dërgimin në kohë të faturave mujore tek klientët.
  • Regjistron dhe mirëmban të dhënat e kontratave, afatet dhe informacionet përkatëse në sistemin Navision.
  • Koordinon komunikimin me departamentet e tjera për kontratat e reja, me qëllim organizimin e stafit, furnizimeve dhe dokumentacioneve
  • Monitoron ecurinë e pagesave dhe ndjek procesin e likuidimit të detyrimeve nga klientët.
  • Përgatit dokumentacionin e nevojshëm për pjesëmarrjen e kompanisë në procedura tenderimi.
  • Verifikon plotësinë dhe saktësinë e dokumentacionit të tenderave, duke koordinuar me personat përgjegjës në rast nevoje për dokumente shtesë.
  • Menaxhon dhe koordinon kërkesat e departamenteve për blerje dhe furnizime të nevojshme.
  • Kryen me korrektësi dhe profesionalizëm edhe detyra të tjera të deleguara nga eprori përgjegjës.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë në Ekonomi, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme.
  • Eksperiencë e mëparshme në prokurime ose blerje përbën avantazh.
  • Njohuri të mira të paketës MS Office
  • Aftësi të mira negociuese, organizative dhe komunikimi.
  • Aftësi për të punuar në grup dhe për të menaxhuar disa procese njëkohësisht.
  • Saktësi, korrektësi dhe përqendrim në detaje.

Personat e interesuar mund të kontaktojnë me të dhënat që i gjeni më poshtë:

📩 Email: hr@albgroup.al

📞 Tel: +355 67 401 0031

* Të gjitha të dhënat e aplikantëve do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/specialist-e-prokurimesh-at-albgroup-4413025903

Kërkesat

Niveli: senior

Publikuar 11/05/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme