Posto punë

Ballina / Punët / Specialist/e Kontabiliteti

Specialist/e Kontabiliteti

HR - IMS (InfoSoft Management Services)

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

ITD shpk, kërkon të punësojë:

Specialist/e në Kontabilitet

E rëndësishme: Kandidati/ja duhet të jetë i/e disponueshëm/me të nisë punë brenda Janarit 2025 .

Rreth nesh

ITD SHPK është një kompani lider në tregun shqiptar të Teknologjisë së Informacionit, me aktivitet që prej vitit 1996. Si distributore e autorizuar e markave ndërkombëtare prestigjioze si Microsoft, Hewlett-Packard, Cisco, IBM, Lenovo, Epson, Samsung, LG dhe Sharp, kompania ofron një gamë të gjerë produktesh harduerike dhe softuerike, duke mbështetur rishitësit në mbarë Shqipërinë me produkte cilësore dhe shërbim profesional.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Regjistrimi i pagesave ndaj furnitorëve dhe arkëtimeve nga klientët, në përputhje me dokumentacionin dhe afatet përkatëse.
  • Regjistrimi dhe kontabilizimi korrekt i faturave të shpenzimeve sipas standardeve kontabël dhe klasifikimit të tyre.
  • Kontabilizimi i qirasë dhe tatimeve të ndryshme (TVSH, tatim në burim, tatim fitimi etj.).
  • Kontrolli dhe përgatitja mujore e raporteve të librit të blerjes dhe shitjes, si dhe rakordimi me platformën SelfCare të tatimeve.
  • Rakordime periodike me palët e treta (klientë dhe furnitorë), sipas procedurave të brendshme.
  • Hartimi dhe ndjekja e raportit të Cash Flow, duke ofruar një panoramë të qartë mbi gjendjen financiare të kompanisë.

Kualifikimet e kërkuara

  • Diplomë universitare në Ekonomi ose Financë – Kontabilitet.
  • Preferohet eksperiencë me Microsoft Dynamics NAV ose Business Central.
  • Minimumi 1-2 vite eksperiencë pune në fushën e financës dhe kontabilitetit.
  • Njohuri të mira në kontabilitet (blerje, shitje, import, eksport, listëpagesa).
  • Njohuri solide mbi legjislacionin tatimor.
  • Aftësi për të punuar në grup dhe për të menaxhuar presionin e punës.
  • Iniciativë, fleksibilitet dhe përgjegjshmëri në detyrë.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.

Çfarë ofrojmë?

  • Paga: 65,000 – 80,000 lekë neto (në varësi të eksperiencës).
  • Mundësi për zhvillim profesional në një ambient dinamik.
  • Sigurim shëndetësor privat.
  • Zyrë në qendër të Tiranës, me kushte moderne pune.

Per te aplikuar ju lutem dergoni CV-te dhe dokumente te tjera qe vertetojne kualifikimet tuaja ne adresen e_mail:  humanresources@infosoftgroup.com.al

Te dhenat qe do te paraqitni nepermjet aplikimit tuaj do te ruhen dhe perpunohen vetem per qellime rekrutimi, ne mbeshtetje te legjislacionit ne fuqi per mbrojtjen e te dhenave personale. Me konkretisht sipas percaktimeve te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, Ligjit ne fuqi (Nr. 9887 date 10.03.2008) "Per Mbrojtjen e te Dhenave Personale" dhe akteve nenligjore per zbatim.

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/specialist-e-kontabiliteti-at-hr-ims-infosoft-management-services-4349538873

Kërkesat

Niveli: senior

Publikuar 11/12/2025 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme