Posto punë

Ballina / Punët / Specialist/e Finance

Specialist/e Finance

Kastrati

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Pozicioni: Specialist/e Finance

Vendi i punës: Tiranë

Pershkrimi i pozicionit

Specialisti i Financave është përgjegjës për menaxhimin, analizimin dhe raportimin e aktiviteteve financiare të kompanisë, duke siguruar saktësi, transparencë dhe mbështetje për vendimmarrjen strategjike të menaxhmentit.

Detyrat kryesore:

  • Mbajtja, përditësimi dhe organizimi i informacionit aktual financiar të kompanisë
  • Rishikimi dhe analizimi i të dhënave financiare, si dhe ofrimi i rekomandimeve për menaxhmentin në bazë të performancës dhe operacioneve financiare të organizatës
  • Krijimi dhe përgatitja e buxheteve të detajuara vjetore dhe periodike
  • Përgatitja dhe koordinimi i buxheteve për departamentet ose divizionet e ndryshme të kompanisë
  • Sigurimi i financimeve dhe kredive për kompaninë, përfshirë bashkëpunimin me institucione financiare dhe bankare
  • Organizimi dhe menaxhimi i pagesave ndaj palëve të treta, përfshirë listën e pagave, taksat dhe detyrimet e tjera financiare
  • Përgatitja e raporteve financiare dhe dokumentacionit për kontrollet e brendshme dhe monitorimin e aktiviteteve financiare
  • Zbatimi i politikave dhe procedurave financiare në përputhje me legjislacionin në fuqi
  • Kryerja e detyrave të tjera financiare dhe administrative që mund të caktohen nga Drejtori i Kompanisë

Kualifikimet dhe kërkesat:

  • Diplomë Bachelor në Financë dhe/ose Kontabilitet
  • Eksperiencë pune minimale 2 (dy) vjet në pozicione të ngjashme financiare
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze, në të shkruar dhe të folur
  • Përbën avantazh përvoja e fundit e punës në një zyrë kontabiliteti

Si të aplikoni:

Të interesuarit të dërgojnë CV-në e tyre në adresën hr@kastratigroup.al duke specifikuar në subjekt pozicionin për të cilen po aplikojnë.

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/specialist-e-finance-at-kastrati-4370969039

Kërkesat

Niveli: senior

Publikuar 10/02/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme