Posto punë

Ballina / Punët / Specialist Prokurimesh

Specialist Prokurimesh

DM Consulting Services

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

PROGEEN sh.p.k. është një kompani që operon në tregun Shqiptar që prej vitit 2013 në fushën e ndërtimit si Investitor dhe Kontraktor Kryesor. Vlerat kryesore të PROGEEN janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë e ndërtimit duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt. PROGEEN çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti.

Pozicioni: Specialist Prokurimesh

Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e pozicionit: Specialisti i Prokurimeve krijon dhe mirëmban bazën e të dhënave të shitësve, furnitorëve, sipas objektivave dhe qëllimit të kompanisë. Kryen procesin e prokurimit sipas kërkesave dhe duke respektuar buxhetin e projekteve specifike të kompanisë.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Kryen kërkime dhe vlerësime mbi furnitorët e mundshëm, për sigurimin e produkteve dhe/ose materialeve të nevojshme sipas specifikimeve dhe kërkesave të projektit përkatës;
  • Përgatit kërkesën për ofertë në bazë të nevojave të produkteve dhe/ose materialeve të kërkuara nga departamentet e ndryshme të kompanisë;
  • Analizon ofertat e marra si dhe çdo informacion apo të dhënë tjetër, për të përcaktuar ofertën më të mirë në përputhje me kërkesat e projektit dhe specifikimeve teknike të produkteve dhe/ose materialeve të kërkuara;
  • Kryen takime me furnitorët për të përcaktuar kushtet e shitjes, disponueshmërinë e produkteve dhe/ose materialeve si dhe negocion me ta për kushte më të favorshme të ofertës;
  • Koordinohet me furnitorët dhe/ose departamentin e logjistikës për porositë që kryhen për t’u siguruar që ato të mbërrijnë në kohë, si dhe për të zgjidhur problemet përkatëse me porositë e padërguara;
  • Përgatit dhe rifreskon bazën e të dhënave, statistikat dhe raportet për furnitorët dhe shitësit;
  • Përgatit grafikun e prokurimeve, e monitoron dhe e rifreskon sipas nevojave të kantiereve të Kompanisë;
  • Qëndron i përditësuar mbi tendencat e tregut.

Edukimi:  Diplomë në Inxhinieri Ekonomike ose degë të tjera inxhinierike;

Eksperienca:  Eksperiencë pune minimumi 2 vite.

Aftësi të tjera:

  • Aftësi shumë të mira komunikimi, pune në grup si dhe dedikim në ndjekjen dhe përfundimin e punëve;
  • Aftësi për të përmbushur me sukses dhe në kohë objektivat e kërkuara;
  • Aftësi analitike, negociuese dhe ndërvepruese;
  • Të ketë njohuri në përdorimin e paketës MC Office dhe MS Projects.

Përfitimet:

  • Një ambient mikëpritës dhe dinamik ku keni mundësi dhe hapësirë për t'u rritur profesionalisht;
  • Përfshija në projekte sfiduese;
  • Mentorim dhe mbështetje për zhvillimin tuaj personal dhe profesional;
  • Paga në përputhje me përvojën dhe aftësitë, si dhe mundësi bonusi bazuar në performancë.

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/specialist-prokurimesh-at-dm-consulting-services-4356540178

Kërkesat

Niveli: senior

Publikuar 28/01/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme