Posto punë

Ballina / Punët / Specialist në Departamentin e Biznesit MSE dhe Kredisë Retail

Specialist në Departamentin e Biznesit MSE dhe Kredisë Retail

OTP Bank Albania

Punë Tiranë Shqipëria Bankari

Përshkrimi

Pozicioni - Specialist në Departamentin e Biznesit MSE dhe Kredisë Retail

Divizioni - Retail

Kualifikimi i kërkuar:

· Të zotërojë diplomë të arsimit të lartë në fushën e ekonomisë ose fusha të tjera të lidhura me të;

· Të ketë eksperiencë pune mbi 5 vjet në sektorin bankar në fusha te ngjashme;

· Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe bashkëpunuese;

· Të jetë i/e aftë për të dhënë një opinion të pavarur dhe objektiv;

· Të ketë njohuri të mira të sistemit bankar, tregut, si dhe zhvillimit ekonomik të vendit;

·  Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

· Të monitorojë dhe mbështesë të gjithë procesin e kredidhënies deri në fazën përfundimtare të disbursimit;

· Të monitorojë KPI të segmentit MSE si: volumin e disbursimeve, payroll-in, numrin e klientëve aktivë, numrin e përdoruesve të internet banking, etj;

· Të propozojë ide për realizimin e KPI;

· Të procesojë dhe analizojë dosjet e kredisë MSE/individ me të ardhura nga biznesi;

· Të ketë njohuri mbi procesin e kreditimit në segmentin Retail dhe segmentet e tjera;

· Të kuptojë dhe analizojë pasqyrat financiare të bizneseve të ndryshme;

· Të ketë aftesi për të identifikuar të dhënat reale financiare dhe në të n jëj t ë n kohë për t'i kryqëzuar ato me të dhënat e paraqitura nga klienti;

· Të japë opinionin e tij/saj të pavarur si dhe të bashkëpunojë me menaxherin e Departamentit në procesin e vendimarrjes;

· Të ketë njohuri mbi tregun dhe produktet në sektorin bankar;

· Të ndihmojë në procesin e komunikimit ndërmjet Rrjetit të Degëve dhe strukturave të tjera në Departamente, përsa i përket procesit të kreditimit;

· Të bashkëpunojë me Rrjetin e Degëve, Departamentin e Riskut dhe strukturat e tjera mbështetëse në lidhje me procesin e kreditimit;

·  Të kryejë detyra të tjera të caktuara nga menaxheri i Departamentit.

Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV të përditësuar në adresën e email-it humanresources@otpbank.al . Ju lutem vini re që vetëm kandidatët e shortlistuar do të kontaktohen.

Afati i fundit i aplikimeve është data 21 maj 2026.

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/specialist-n%C3%AB-departamentin-e-biznesit-mse-dhe-kredis%C3%AB-retail-at-otp-bank-albania-4411594486

Kërkesat

Niveli: senior

Publikuar 15/05/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme