Përshkrimi
Pozicioni: Specialist i Sektorit të Kontabilitetit
Divizioni: Financë
Objektivat kryesore:
§ Siguron monitorim cilësor të shpenzimeve të përgjithshme;
§ Ndjek asetet fikse në zhvillim dhe magazina;
§ Kujdeset për përputhshmërinë e rregjistrimeve midis inventarit të faturave të mbërritura me ato të rregjistruara në librat e bankës.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
§ Kryen rregjistrimet e duhura kontabël lidhur me OPEX.
§ Rregjistron aktivet e qëndrueshme në librat e bankës dhe çdo veprim tjetër që lidhet me këto asete;
§ Merr pjesë në grupin e punës për inventarizimin e aseteve të bankës;
§ Përgatit dhe mirëmban raportin e shpenzimeve fikse mujore të bankës;
§ Rregjistron shpenzimet e parapaguara në modulin përkatës dhe kryen kontrollet përkatëse për amortizimin e tyre.
§ Kryen rikoncilim të pagesave të kryera me ato të rregjistruara për të paguar nga sektori përkatës;
§ Kryen rikoncilime per asete dhe detyrime te bankes
§ Kryen të gjitha punët e tjera që i ngarkohen nga Përgjegjësi i Sektorit të Kontabilitetit.
Kualifikimi i kërkuar:
§ Diplomë Universiteti Ekonomik në Bankë-Kontabilitet ose fusha të tjera të ngjashme;
§ Minimumi 2- 3 vjet eksperiencë pune;
§ Njohuri të mira të MS Office;
§ Njohuri të mira të gjuhës angleze.
Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV të përditësuar dhe një letër motivimi në adresën e email-it humanresources@otpbank.al . Ju lutem vini re që vetëm kandidatët e shortlistuar do të kontaktohen.
Afati i fundit i aplikimeve është 23 Dhjetor 2025
Kërkesat
Niveli: senior
Publikuar 15/12/2025 · Skadon 19/01/2027