Posto punë

Ballina / Punët / Specialist i Planifikimit dhe Raportimit Financiar

Specialist i Planifikimit dhe Raportimit Financiar

Madcom Albania (Power by Albanian Fiber Telecommunications)

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

MADCOM është një kompani telekomunikacioni që ofron internet me fibër optike dhe shërbime digjitale për individë dhe biznese. Fokus i MADCOM është cilësia, lidhja e qëndrueshme dhe mbështetja profesionale për klientët.

Madcom në bashkëpunim me Fondin e Investimeve Europa Partners ne kuader te investimeve që do të

realizohen në Shqipëri po kërkon një:

Specialist i Planifikimit dhe Raportimit Financiar (SENIOR)

Qëllimi i Pozicionit

Specialisti i Planifikimit dhe Raportimit Financiar është përgjegjës për planifikimin, monitorimin dhe raportimin e performancës financiare të kompanisë duke siguruar analiza dhe raporte të sakta për të mbështetur vendimmarrjen strategjike dhe operacionale, në përputhje me specifikat e industrisë së telekomunikacionit, investimet kapitale, kostot e rrjetit dhe të ardhurat nga shërbimet.

Detyrat dhe Përgjegjësitë

  • Përgatit dhe koordinon procesin e hartimit të buxhetit vjetor dhe parashikimeve periodike (forecast), në bashkëpunim me departamentet përkatëse (teknik, shitje, marketing, etj.).
  • Harton dhe konsolidon planet vjetore operacionale dhe të investimeve kapitale (CAPEX), duke siguruar paraqitjen e tyre për miratim tek CEO dhe Bordi Drejtues.
  • Monitoron dhe analizon performancën financiare kundrejt buxhetit duke identifikuar devijimet dhe duke propozuar masa korrigjuese.
  • Përgatit dhe prezanton raporte financiare dhe operacionale periodike (mujore, tremujore dhe vjetore) për menaxhmentin e lartë në përputhje me standardet e raportimit të kompanisë.
  • Kryen analiza të avancuara të të ardhurave dhe kostove sipas linjave të biznesit dhe segmenteve kryesore.
  • Analizon dhe monitoron investimet kapitale (CAPEX) dhe shpenzimet operative (OPEX), veçanërisht ato të lidhura me infrastrukturën dhe operacionet e rrjetit me fokus në optimizimin e kostove dhe efikasitetin operacional.
  • Siguron që kompania të disponojë likuiditet të mjaftueshëm për mbështetjen e operacioneve dhe planeve strategjike.
  • Siguron që kompania të mbajë një strukturë të përshtatshme kapitali në mbështetje të planeve operacionale dhe strategjive afatgjata.
  • Garanton saktësinë, integritetin dhe transparencën e raportimit financiar, në përputhje me politikat e brendshme dhe standardet ndërkombëtare.
  • Ofron vlerësime financiare për mundësi të reja biznesi dhe përgatit analiza financiare të nevojshme për vlerësimin komercial të aktiviteteve ekzistuese dhe linjave të reja të biznesit.
  • Bashkëpunon me departamentet e tjera për mbledhjen, verifikimin dhe analizimin e të dhënave financiare.
  • Mbështet proceset e auditimit të brendshëm dhe të jashtëm.
  • Përgatit analiza ad-hoc dhe prezantime për menaxhmentin sipas nevojës

Kualifikimet dhe Aftësitë

  • Diplomë universitare në Financë, Ekonomi, Kontabilitet ose fusha të ngjashme.
  • Minimumi 5 vite eksperiencë pune në financë, preferohet në kompani telekomunikacioni.
  • Njohuri të avancuara në në planifikim financiar, buxhetim dhe raportim.
  • Njohuri të standardeve të raportimit financiar (IFRS përbën avantazh).
  • Aftësi shumë të mira analitike dhe interpretimi të të dhënave financiare.
  • Njohuri shumë të mira të ‘’Paketën Office’’ dhe programit Financiar ‘’Financa 5’’.
  • T ë zotrojë në nivel shumë të mire gjuhën Angleze.
  • Aftësi të mira komunikimi dhe prezantimi.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip.
  • Menaxhim efektiv i kohës dhe prioriteteve.

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale"

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/specialist-i-planifikimit-dhe-raportimit-financiar-at-madcom-albania-power-by-albanian-fiber-telecommunications-4391084087

Kërkesat

Niveli: senior

Publikuar 26/03/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme