Posto punë

Ballina / Punët / Specialist i Kontabilitetit

Specialist i Kontabilitetit

Automaster Albania

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Bashkohu me Ekipin Tonë: Specialist i Kontabilitetit

Rruga Dytësore Autostrada Tiranë-Durres, Km.4| Full-time | Midd-Senior|

AUTO MASTER është Importues automjetesh për markat FIAT, FIAT Proffesional, Jeep, Alfa Romeo dhe Mazda dhe ofron tregtim, shërbime të plota për automjete të reja dhe ekzistuese.

Jemi në kërkim të një Kontabilist/e , për proceset që lidhen me regjistrimet kontabël , bankës, etj duke siguruar saktësi, korrektësi dhe respektim të procedurave të brendshme.

Çfarë do të bësh në këtë rol

Detyra per veprimet ne sistemin financiar/kontabël:

-   Regjistron në mënyrë të saktë dhe në kohë faturat e blerje duke i rakorduar me platformën selfcare;

-   Regjistron faturat e huaja të importeve të automjeteve, regjistron deklaratat doganore të automjeteve;

-   Kontrollon dokumentacionin justifikues për shpenzimet, perfshirë faturat, kontratat, procesverbalet dhe dokumentet e tjera përkatëse;

-   Ndjek detyrimet ndaj furnitorëve dhe bën rakodimet me to;

-   Ekzekuton dhe regjistron pagesat e arkes sipas dokumentave tatimore;

-   Regjistron transaksionet bankare dhe bën rakordimet perkatese;

-   Mbështet procesin e pagesave të furnitorëve duke përgatitur evidencat, listat dhe rakordimet përkatëse.

-   Kryen rakordimin e llogarive të lidhura me parapagimet;

-   Bashkëpunon me CFO për saktësinë dhe plotësinë e dokumentacionit financiar;

-   Siguron ruajtjen, arkivimin dhe gjurmueshmërinë e dokumentacionit kontabël dhe financiar të aktivitetit administrativ;

-   Mbështet auditimet, kontrollet dhe verifikimet e brendshme ose të jashtme për fushën që mbulon.

-   Kryen detyra të tjera kontabël dhe administrative sipas udhëzimeve të CFO-së;

Çfarë sjell në këtë rol

-  Arsim i lartë, niveli Bachelor, preferohet në Financë, Kontabilitet;

-  Përvojë në kontabilitet, financë ose administrim dokumentacioni financiar 3 deri ne 5 vjet;

-  Njohuri të mira mbi parimet e kontabilitetit, dokumentacionin financiar dhe klasifikimin e transaksioneve;

-  Aftësi të mira analitike dhe vëmendje e lartë ndaj detajit;

-  Aftësi të mira organizative dhe në administrimin e dokumentacionit;

-  Njohuri të mira të Excel-it, programeve financiare, preferohet Financa 5 dhe sistemeve ERP;

-  Aftësi për të punuar me afate dhe volume dokumentesh;

-  Integritet, korrektësi dhe ruajtje e konfidencialitetit;

Pse të bashkohesh me ne

-  Do të zhvillohesh profesionalisht në një kompani me standarde të larta dhe procese të strukturuara.

-  Do të jesh pjesë e një ekipi që vlerëson korrektësinë, profesionalizmin dhe zhvillimin e vazhdueshëm.

-  Do të punosh në një mjedis dinamik, me mundësi reale për rritje profesionale.

Gati për të aplikuar?

D ërgo CV-në tënde me subjektin: “Specialist Finance/Kontabilitet” në adresën: communication@automaster.al

Mirëpresim CV-në tuaj deri në datën 19.04.2026.

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/specialist-i-kontabilitetit-at-automaster-albania-4397558541

Kërkesat

Niveli: senior

Publikuar 03/04/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme