Përshkrimi
Tribus Marketing është një agjenci marketingu digjital e ndërtuar mbi idenë e komuniteteve (“tribes”), njerëz të bashkuar nga interesa dhe vlera të përbashkëta. Ne ndihmojmë bizneset të krijojnë lidhje reale me audiencën e tyre përmes strategjive të qarta, përmbajtjes kreative dhe komunikimit të qëndrueshëm në rrjetet sociale.
Pozicioni: Social Media Content Creator (Full-Time)
Po kërkojmë një Content Creator me bazë në Tiranë , për një rol full-time.
🔴 E rëndësishme: Ky rol kërkon që personi të realizojë xhirime dhe editime të videove , jo vetëm content writing.
Përgjegjësitë kryesore
- Krijimi i përmbajtjes për rrjete sociale (Instagram, TikTok, Facebook, etj.)
- Xhirimi i videove për Reels/TikTok (me telefon)
- Montazhimi i videove (cut, captions, muzikë, ritëm, transitions)
- Shkrimi i copy/caption-ave dhe përshtatja e mesazhit sipas brandit
- Planifikimi i postimeve dhe ndjekja e një kalendari mujor
- Zhvillimi i ideve kreative dhe formateve të reja të përmbajtjes
- Monitorimi i trendeve dhe adaptimi i tyre në mënyrë profesionale
- Analizimi i performancës së postimeve dhe optimizimi i përmbajtjes
Kualifikimet që kërkojmë
- Eksperiencë në krijim përmbajtjeje për rrjete sociale
- Aftësi shumë të mira në xhirim dhe editim video (prioritet kryesor)
- Njohuri të mira të platformave sociale dhe formateve të tyre
- Aftësi në storytelling dhe shkrim caption-ash të qarta e tërheqëse
- Organizim i mirë dhe aftësi për të menaxhuar disa projekte njëkohësisht
- Komunikim i mirë dhe aftësi bashkëpunimi në ekip
- Ndjekje e trendeve të mediave sociale
Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/social-media-content-creator-at-tribus-marketing-4355735017
Kërkesat
Niveli: mid level
Publikuar 25/01/2026 · Skadon 19/01/2027