Posto punë

Ballina / Punët / Sales Manager

Sales Manager

Danden

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Orari: Hënë–Premte, 10:00–19:00 (1 orë pushim)

Vendndodhja: Tiranë, On-site

Përshkrimi i Kompanisë

Danden Group operon në sektorët e konsulencës, marketingut, shërbimeve dhe menaxhimit operativ për biznese brenda dhe jashtë Shqipërisë. Po zgjerojmë ekipin tonë dhe kërkojmë një Sales Manager që të marrë përsipër menaxhimin dhe konvertimin e lead-ve, komunikimin me klientë dhe ndërtimin e marrëdhënieve afatgjata.

Përshkrimi i Pozicionit

Pozicioni kërkon një profesionist që di të punojë me ritëm, të menaxhojë ciklin e shitjes nga kontakti i parë deri te mbyllja e kontratës, si dhe të ruajë komunikim korrekt me klientë italianë dhe ndërkombëtarë.

Detyrat kryesore përfshijnë:

  • Menaxhimi dhe ndjekja e lead-ve deri në konvertim.
  • Telefonata dhe komunikim profesional në gjuhën italiane.
  • Prezantimi i shërbimeve dhe përgatitja e ofertave.
  • Menaxhimi i CRM dhe pipeline të shitjeve.
  • Raportim i rregullt mbi rezultatet dhe objektivat.

Kualifikimet e Kërkuara

  • Italisht shumë mirë (detyrueshme).
  • Anglisht - e dëshirueshme.
  • Eksperiencë e mëparshme në shitje, telemarketing ose role të ngjashme.
  • Njohuri bazë mbi marketingun digjital (avantazh).
  • Aftësi të mira komunikimi, organizimi dhe multitasking.
  • Orientim i qartë drejt objektivave dhe rezultateve.

Çfarë Ofron Pozicioni

  • Pagë fikse + komision mbi performancën.
  • Trajnim profesional dhe mbështetje të vazhdueshme.
  • Mundësi rritjeje në një kompani që po zgjerohet.
  • Ambient pune serioz, strukturë dhe proces të qartë.

Aplikimet

Dërgoni CV në adresën: info@danden.al

Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/sales-manager-at-danden-4349468844

Kërkesat

Niveli: senior

Publikuar 11/12/2025 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme