Posto punë

Ballina / Punët / Recepsionist

Recepsionist

Grand Duka Hotel & SPA

Punë Durrës Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Jemi në kërkim të një Recepsionisti të motivuar dhe me përvojë për t'iu bashkuar ekipit tonë.

  • Pozicioni: Recepsionist ( Turn nate )
  • Orari: Full-time
  • Vendndodhja: Grand Duka Hotel & Spa Durres

Detyrat kryesore:

  • Përshëndetja e mysafirëve dhe regjistrimi i tyre.
  • Menaxhimi i rezervimeve dhe caktimi i dhomave.
  • Përpunimi i pagesave dhe faturave me saktësi.
  • Koordinimi me departamentet e tjera për të siguruar një shërbim të shkëlqyer.
  • Trajtimi i kërkesave dhe ankesave të mysafirëve me profesionalizëm.

Kërkesat:

  • Njohje perfekte e gjuhës shqipe , njohja e mire e gjuhës angleze dhe një gjuhe tjetër të huaj (përbën avantazh).
  • Përvojë në recepsion ose në sektorin e mikpritjes (përvoja në hotele me 4/5 yje është një avantazh).
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe të punës në grup.
  • Njohuri të mira të paketës Microsoft Office dhe sistemeve të menaxhimit hotelier.

Përvoja e mëparshme është e domosdoshme, por mbi të gjitha vlerësojmë pasionin dhe përkushtimin tuaj.

Ne do t’ju trajnojmë për t’u përshtatur me standardet tona të larta të mikpritjes!

Nëse dëshironi të bëheni pjesë e një ekipi profesional dhe mikpritës, aplikoni tani!

Të interesuarit ftohen të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e email: hr@grandhotelduka.com

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për fazat e mëtejshme të procesit të rekrutimit.

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/recepsionist-at-grand-duka-hotel-spa-4440138392

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 20/07/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme