Përshkrimi
EZ-CRETE , lider në industrinë e prodhimit të betonit precast në SHBA, kërkon të punësojë një Purchasing Clerk të motivuar dhe të përqendruar në detaje për t’iu bashkuar ekipit tonë në Tiranë. Ky pozicion luan një rol kyç në mbështetjen e operacioneve të prodhimit, duke siguruar prokurim efikas të materialeve, disponueshmëri në kohë dhe bashkëpunim të ngushtë me ekipet e brendshme.
Përgjegjësi Kryesore:
- Përpunimi dhe lëshimi i porosive të blerjes në mënyrë të saktë dhe në kohë
- Komunikimi i vazhdueshëm me furnitorët për konfirmime, afate dorëzimi dhe zgjidhje mospërputhjesh
- Mirëmbajtja dhe përditësimi i të dhënave të blerjes dhe informacionit të furnitorëve
- Bashkëpunimi me departamentin e prodhimit dhe inventarit për parashikimin e nevojave
- Monitorimi i niveleve të inventarit dhe respektimi i parimeve minimum–maksimum dhe Just in Time (JIT)
- Verifikimi i faturave në bashkëpunim me departamentin e financës
- Monitorimi i performancës së furnitorëve dhe respektimi i politikave të kompanisë
- Mbështetje në analizën e kostove të blerjes dhe proceset e negocimit me furnitorët
Kualifikime të Kërkuara:
- Përvojë e mëparshme në prokurim/purchasing, preferohet në mjedis prodhimi
- Njohuri bazë të procedurave të blerjes dhe menaxhimit të inventarit
- Njohuri shumë të mira të Microsoft Office, veçanërisht Excel
- Aftësi të forta organizative dhe vëmendje ndaj detajeve
- Aftësi shumë të mira komunikimi në gjuhën angleze (minimum B2, preferohet C1)
- Disponibilitet 14:00-22:30
Avantazh:
- Diplomë ose certifikim në supply chain, logjistikë ose prokurim
- Përvojë me sisteme ERP (SAP, Oracle ose sisteme të ngjashme)
- Njohuri mbi Just in Time (JIT) dhe menaxhimin e niveleve të inventarit
- Përvojë në analizë kostosh dhe negocim me furnitorët
- Aftësi të mira analitike dhe komunikimi profesional
Çfarë Ne Ofrojmë:
- Kontratë pune të rregullt, sipas legjislacionit shqiptar
- Pagesë konkurruese dhe trajnim profesional të paguar
- Fundjavë pushim (e shtunë & e diel)
- Drekë falas në restorantet tona partnere
- Të gjitha festat zyrtare të paguara, sipas Kodit të Punës
- Ambient pune profesional dhe mundësi zhvillimi afatgjatë
Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/purchasing-clerk-at-hitweb-it-4352622846
Kërkesat
Niveli: mid level
Publikuar 12/01/2026 · Skadon 19/01/2027