Posto punë

Ballina / Punët / Purchase Specialist

Purchase Specialist

Kalaja Talent Consulting

Punë Tiranë Shqipëria Burime njerëzore

Përshkrimi

Titulli i Pozicionit: Specialiste Blerjesh (Retail)

Departamenti: Prokurime & Furnizime

Qëllimi i Pozicionit

Specialistja e Blerjeve mbështet procesin e furnizimit duke siguruar porositë e sakta, komunikim efektiv me furnitorët dhe kontroll të vazhdueshëm të stokut. Ajo kontribuon në sigurimin e produkteve me cilësi dhe çmim optimal dhe në funksionimin e rregullt të operacioneve ditore.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore

  • Kryen porositë ditore/mujore sipas nevojave të magazinave dhe shitjeve.
  • Ndjek nivelin e stokut dhe raportin për produktet kritike.
  • Komunikon me furnitorët për çmime, afate dhe disponueshmëri produktesh.
  • Negocion elementë bazë të marrëveshjeve (çmim, afat dorëzimi, sasi).
  • Regjistron dhe përditëson porositë në ERP dhe ndjek procesin deri në dorëzim.
  • Koordinon me magazinën për mospërputhje, vonesa ose dëmtime të produkteve.
  • Krahason oferta dhe përgatit analiza të thjeshta të kostove.
  • Përditëson të dhënat e furnitorëve dhe dokumentacionin e blerjeve.
  • Siguron respektimin e procedurave të brendshme të prokurimit.

Kualifikimet dhe Kërkesat

  • Diplomë në Ekonomi, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme.
  • 1–3 vite eksperiencë në blerje, prokurime ose furnizime (preferohet retail).
  • Aftësi të mira komunikimi dhe negocimi.
  • Njohuri të mira të procesit të stokut dhe logjistikës.
  • Përdorim shumë i mirë i Excel dhe sistemeve ERP.
  • Aftësi organizimi, kujdes ndaj detajeve dhe punë nën afate.
  • Integritet dhe përgjegjësi në procesin e blerjeve.

Kushtet e Punës

  • Orar i plotë pune: E Hënë – E Premte, 09:00 – 17:00
  • Transport i përfshirë
  • Mjedis profesional dhe bashkëpunues

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/purchase-specialist-at-kalaja-talent-consulting-4349544681

Kërkesat

Niveli: senior

Publikuar 11/12/2025 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme