Përshkrimi
Përshkrimi i Kompanisë
Prisma është një kompani lidere në fushën e IT në Shqipëri, e specializuar në krijimin, zbatimin dhe integrimin e sistemeve të informacionit dhe programeve kompjuterike. Me mbi 17 vite eksperiencë në tregun e IT dhe partneritete të forta ndërkombëtare, Prisma është zgjedhja e parë për kompanitë shqiptare që synojnë të shkëlqejnë në treg. Prisma vlerëson vlerat njerëzore dhe synon të ofrojë një mjedis pune optimal për punonjësit e saj.
Prisma po kërkon një Specialist Prokurimesh & Koordinim Operacional!
Kërkojmë një profesionist të organizuar, me background financiar/ekonomik dhe njohuri në tendera publikë dhe ndërkombëtarë, për t’u bashkuar me ekipin tonë.
Ky është një rol dinamik që kombinon prokurimet, ndjekjen e kontratave, si edhe përgjegjësi të përgjithshme financiare të përditshme.
👉 Një mundësi e shkëlqyer për rritje në karrierë në disa fusha: operacione, prokurime, finance.
Detyrat kryesore:
- Përgatitja dhe dorëzimi i dokumentacionit për tendera publikë dhe ndërkombëtarë
- Menaxhimi i afateve dhe kërkesave në platformat zyrtare
- Ndjekja dhe arkivimi i kontratave pas fitimit të tenderit
- Koordinim me departamentet e brendshme për dokumentacion teknik/financiar
- Menaxhimi i detyrave të përditshme financiare , si procesimi i pagesave, administrimi i transaksioneve dhe mbajtja e korrektësisë së dokumentacionit financiar
Kualifikimet:
- Formim financiar/ekonomik/juridik
- Njohuri ose eksperiencë në tendera publikë dhe/ose ndërkombëtarë (avantazh i fortë)
- Aftësi të shkëlqyera organizimi dhe komunikimi
Pse Prisma?
- Mundësi të qarta rritjeje profesionale
- Projekte me partnerë të nivelit të lartë
- Ambient bashkëpunues dhe dinamik
- Kushte pune të shkëlqyera dhe kulturë që mbështet zhvillimin personal
Si të aplikoni:
Dërgoni CV-në tuaj në adresën e emailit "info@prisma.al
Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/procurement-specialist-at-prisma-4326776093
Kërkesat
Niveli: senior
Publikuar 11/12/2025 · Skadon 19/01/2027