Përshkrimi
**Procurement Specialist
VEGA Solar është një kompani e specializuar në projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve fotovoltaike, duke kontribuar në zhvillimin e zgjidhjeve të qëndrueshme të e
nergjisë.
Në kuadër të zgjerimit të ekipit, jemi në kërkim të një Procurement Specialist, i cili do të mbështesë proceset e blerjeve dhe menaxhimin e marrëdhënieve me furnitorët.
Përmbledhje e pozicionit:
Procurement Specialist është përgjegjës për menaxhimin e proceseve të prokurimit, sigurimin e materialeve dhe shërbimeve sipas nevojave të kompanisë, si dhe zhvillimin e marrëdhënieve efektive me furnitorët, duke kontribuar në realizimin me sukses të projekteve.
Përgjegjësitë kryesore:
* Menaxhon procesin e blerjeve sipas nevojave të kompanisë.
* Organizon dhe ndjek proceset e tenderimit.
* Negocion ofertat dhe kushtet tregtare me furnitorët.
* Menaxhon kontratat dhe ndjek zbatimin e tyre.
* Bashkëpunon ngushtë me departamentet teknike dhe operative.
* Identifikon mundësi për optimizimin e kostove dhe përmirësimin e proceseve të prokurimit.
* Ndërton dhe zhvillon marrëdhënie afatgjata me furnitorët.
Kualifikimet:
* Diplomë universitare në Ekonomi, Inxhinieri ose fusha të ngjashme.
* Minimumi 1 vit eksperiencë në Procurement.
* Aftësi shumë të mira në negocim dhe komunikim.
* Njohuri të Microsoft Excel; njohja e ERP/SAP përbën avantazh.
* Njohuri të mira të gjuhës angleze.
* Aftësi organizative dhe analitike.
Si të aplikoni:
Të interesuarit mund të aplikojnë përmes Easy Apply ose të dërgojnë CV-në e tyre në adresën rekrutime@vegagroup.al, me subjekt: “Procurement Specialist”.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për fazat e mëtejshme të procesit të rekrutimit.
Çdo informacion që do të paraqesin kandidatët lidhur me shprehjen e interesit të tyre për sa më sipër, do të trajtohet me një nivel sigurie të standardeve më të larta për ruajtjen dhe përpunimin e këtyre të dhënave në përputhje të plotë me parashikimet e Ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, i ndryshuar, dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.**
Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/procurement-specialist-at-vega-solar-4442303861
Kërkesat
Niveli: senior
Publikuar 25/07/2026 · Skadon 19/01/2027