Posto punë

Ballina / Punët / Pergjegjes Logjistike (AZ Group)

Pergjegjes Logjistike (AZ Group)

AlbanianGarment

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Përgjegjësi i Logjistikës është përgjegjës për menaxhimin e plotë të flotës së automjeteve të kompanisë, duke siguruar që çdo automjet të jetë në gjendje optimale pune dhe në përputhje me standardet e sigurisë. Ai garanton funksionimin e pandërprerë të aktiviteteve operative përmes mirëmbajtjes, planifikimit dhe monitorimit të përdorimit të mjeteve.

Në bashkëpunim të ngushtë me përgjegjësit e departamenteve të tjera, planifikon dhe menaxhon itineraret dhe rrugët për aktivitetet e shitjes, grumbullimit të lëndëve të para, dhe furnizimit me materiale ndihmëse nga furnitorët ku duhet organizuar transport i brendshëm, duke optimizuar kostot.

Detyrat

  • Mirëmban flotën e automjeteve të shoqërisë, ndihmon në hartimin dhe implementon të gjithë instruksionet, rregulloret dhe proçedurat e transportit dhe mirëmbajtjes së mjeteve të kompanisë.
  • Kontrollon dhe siguron mirëmbajtjen e dokumentacionit të logjistikës (mjeteve) përfshirë dokumentacionin e mjeteve të shoqërisë, plotësimin e formularëve dhe manualeve të përcaktuara për të për ndjekje.
  • Koordinon me Përgjegjësin e Grumbullimit për suportin në zbatimin e planit të grumbullimit duke garantuar mbulimin me mjete, duke u siguruar që të gjithë shoferët zbatojnë instruksionet, rregulloret dhe procedurat e logjistikës në drejtimin dhe mirëmbajtjen e mjetit.
  • Harton raporte dhe analiza mbi kostot e mirëmbajtjes së mjeteve të transportit dhe shpenzimet e tjera, të cilat i raporton tek Menaxheri Operacional i kompanisë.
  • Në bashkëpunim me dep. e Burimeve Njerëzore trajnon shoferët për përdorimin e automjeteve dhe mbi Kodin e Etikës/ Rregullat e Kompanisë.
  • Komunikon me shoferët/agjentët e grumbullimit për t’i suportuar me nevojat e tyre apo urgjencat për aspektet logjistike.
  • Monitoron dhe supervizon mjetet në përdorim nga stafi i kompanisë dhe shpenzimet e tyre si dhe raporton përpara drejtuesve të kompanisë për to.
  • Monitoron sistemin e brendshem GPS të kompanisë për secilin mjet, këshillon në zbatimin e rregulloreve dhe komunikon me Burimet Njerëzore në raste shkeljesh për të marrë masa.
  • Raporton për shkelje të rregulloreve të punës nga Agjentët e Grumbullimit apo Shoferët tek Menaxheri Operacional dhe te Burimet Njerëzore.
  • Zgjidh në mënyrë efiçente dhe sa më praktike emergjencat e lindura.
  • Kryen funksione të tjera të përcaktuara nga eprori.

a. Kualifikime të Nevojshme

  • Aftësi shumë të mira komunikuese, organizative dhe planifikuese.
  • Aftësi të mira të paketës MS Office (MS Word dhe MS Excel), në hartim dhe analizim raportesh.
  • Patentë klasi B.

b. Kualifikime Shtesë që Preferohen

  • Diplomë në Shkollë Profesionale Mekanike/ Diplomë Universitare në Menaxhim Biznesi ose Inxhinieri Mekanike.
  • Eksperiencë me programe ERP, preferohet eksperiencë me Odoo.
  • Eksperiencë më parë në departamentin e logjistikës.

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/pergjegjes-logjistike-az-group-at-albaniangarment-4374814602

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 24/02/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme