Posto punë

Ballina / Punët / Përfaqësues Shitjesh për Tiranë & Veri

Përfaqësues Shitjesh për Tiranë & Veri

Argjiro GROUP

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Po kërkojmë një profesionist të motivuar që dëshiron të rritet bashkë me ne!

Nëse ke pasion për shitjen, ndërtimin e marrëdhënieve afatgjata me klientët dhe të pëlqen një ambient pune dinamik, kjo është mundësia jote për t’u bërë pjesë e ekipit tonë.

Detyrat Kryesore

-Ndërtimi dhe mirëmbajtja e bazës së klientëve ekzistues dhe potencialë.

-Krijimi i marrëdhënieve me drejtuesit kryesorë të bizneseve dhe prezantimi i avantazheve të bashkëpunimit.

-Kontaktimi i rregullt me klientët, marrja e porosive dhe regjistrimi i tyre në sistemin online.

-Raportimi i ecurisë së shitjes dhe problemeve te Menaxheri i Linjës dhe ndjekja e zgjidhjeve.

-Monitorimi i stokut dhe informimi i eprorëve për mungesat.

Kualifikimet

-Aftësi të shkëlqyera komunikimi, negocimi, prezantimi dhe bashkëpunimi.

-Menaxhim efektiv i kohës dhe orientim drejt rezultateve.

-Njohuri mbi industrinë e printimit/paketimit dhe zhvillimet e fundit (e preferueshme).

-Njohuri mbi strategjitë moderne të shitjes dhe marketingut (tradicional & digjital).

-Aftësi për analizë shitjesh, plotësimi i KPI dhe ruajtje konfidencialiteti.

-Njohuri shumë të mira në Microsoft Office.

-Aftësi për kërkim online, komunikim me email dhe përdorim profesional të mediave sociale.

Arsimi dhe Përvoja

-Diplomë universitare; Bachelor në Shitje, Marketing, Administrim Biznesi, Komunikim ose fusha të ngjashme është avantazh.

-Minimumi 2 vite përvojë në shitje ose pozicione të ngjashme.

-Trajnime/kualifikime në shitje, menaxhim, marketing, financë dhe komunikim.

-Leje drejtimi Tipi B për automjete të vogla. 🚗

Çfarë ofrojmë ne:

-Pagë konkurruese 💰 + bonuse mbi performancën 📈

-Trajnime profesionale dhe mundësi zhvillimi në karrierë 🎓🚀

-Ambient pune dinamik, ku idetë dhe kontributi yt vlerësohen 🤝✨

Orari i Punës:

E Hënë – E Enjte: 08:00 – 17:00

E Premte: 08:00 – 16:00

E Shtunë & E Dielë: Pushim 🏖️

📩 Apliko tani dhe bëhu pjesë e një ekipi që investon te njerëzit dhe rritja profesionale!

#️⃣   #argjiro   #argjirogroup   #MundesiPunësimi   #Karriere   #Shitje   #PackagingIndustry   #vendepune   #AplikoTani  💼✨

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/p%C3%ABrfaq%C3%ABsues-shitjesh-p%C3%ABr-tiran%C3%AB-veri-at-argjiro-group-4372491524

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 18/02/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme