Posto punë

Ballina / Punët / Oficer Kredie

Oficer Kredie

DEKRA Arbeit Group Albania

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Po rekrutojmë – Oficer Kredie

Në emër të një institucioni financiar jobankar, jemi në kërkim të një  Oficeri Kredie për qytetet: Tiranë, Vlorë, Lushnje, Peshkopi, Gjirokastër, Koplik, Roskovec & Ballsh.  i cili do të raportojë pranë Drejtorit të Degës dhe do të jetë përgjegjës për menaxhimin e plotë të procesit të kredidhënies, nga aplikimi deri në shlyerjene kredisë.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Zbaton me korrektësi procedurat e kredidhënies në përputhje me Manualin e Kredive, rregulloret dhe udhëzimet e institucionit
  • Kryen marketingun dhe promovimin e produkteve financiare të institucionit, duke identifikuar klientë të rinj dhe duke mirëmbajtur marrëdhëniet me klientët ekzistues
  • Informon klientët mbi kreditë, kushtet financiare dhe shërbimet përkatëse
  • Interviston klientët dhe vlerëson përshtatshmërinë e tyre financiare dhe kredidhënëse
  • Merr aplikimet për kredi dhe analizon dokumentacionin përkatës
  • Kryen analizën financiare të klientëve dhe vlerëson garancitë/kolateralin e paraqitur
  • Realizon vizita në aktivitetet e klientëve dhe kryen investigime shtesë kur kërkohet
  • Diskuton me klientët struktura të ndryshme kredie në përputhje me aftësinë paguese dhe analizën financiare
  • Paraqet informacion të plotë për klientët pranë Drejtorit të Degës dhe ndjek procedurat përkatëse të miratimit
  • Përgatit dosjet e kredive dhe i prezanton ato në Komitetin e Kredive
  • Informon klientët mbi vendimet e marra nga Komiteti i Kredive
  • Ndjek procedurat ligjore pas miratimit të kredisë (noterizim, bllokim kolaterali, pagesë e fondit të garancisë, etj.)
  • Verifikon dokumentacionin përpara disbursimit të kredisë dhe bashkëpunon me strukturat përkatëse për realizimin e tij
  • Monitoron përdorimin e kredisë pas disbursimit dhe ndjek performancën e saj në kohë
  • Kontrollon në mënyrë periodike kthimet e kësteve dhe klasifikon kreditë sipas nivelit të riskut
  • Identifikon rastet e vonesave apo problemeve dhe njofton menjëherë Drejtorin e Degës, duke marrë kontakt me klientët
  • Ndjek procedurat ligjore për kreditë problematike, në bashkëpunim me Departamentin Juridik dhe strukturat e tjera
  • Përgatit dokumentacion për raste gjyqësore ose përmbarimore, sipas nevojës
  • Mban përgjegjësi për saktësinë, ruajtjen dhe gjendjen fizike të dosjeve të klientëve
  • Menaxhon portofolin e kredive duke siguruar që niveli i riskut të qëndrojë brenda kufijve të miratuar
  • Punon për arritjen e objektivave të përcaktuara në planin vjetor të biznesit
  • Qëndron i informuar mbi ndryshimet në procedura, produkte dhe zhvillimet e tregut financiar
  • Investon vazhdimisht në zhvillimin profesional dhe përmirësimin e aftësive.
  • Oficeri i kredise mban pergjegjesi per arritjen e objektivave te vendosura ne Bisnez-Planin vjetor.

Kërkesat kryesore

  • Të kenë diplomë të shkollës së lartë, preferohet Fakulteti Ekonomik;
  • Preferohet të kenë eksperiencë pune në sektorë të ngjashëm (për personat me eksperiencë në këtë fushë, paga do të jetë e negociushme).
  • Preferohet të kenë licencë për drejtim automjeti;
  • Të mos jenë larguar nga puna për masa disiplinore

Të interesuarit mund të dërgojnë aplikimet në:  info.al@dekra.com.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur (shortlisted) do të kontaktohen.

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale.

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/oficer-kredie-at-dekra-arbeit-group-albania-4346003932

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 23/12/2025 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme