Posto punë

Ballina / Punët / NJOFTIM PËR VEND VAKANT: PERSONEL AKADEMIK NË DEPARTAMENTIN E LËNDËVE PARAKLINIKE, LËNDA METODOLOGJI E KËRKIMIT SHKENCOR, NË FAKULTETIN E SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE, TIRANË

NJOFTIM PËR VEND VAKANT: PERSONEL AKADEMIK NË DEPARTAMENTIN E LËNDËVE PARAKLINIKE, LËNDA METODOLOGJI E KËRKIMIT SHKENCOR, NË FAKULTETIN E SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE, TIRANË

University of Medicine, Tirana

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “ Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë ”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për pozicionin e punës, Personel Akademik në Departamentin e Lëndëve Paraklinike, Lënda Metodologji e Kërkimit Shkencor, në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike,

Kritere Të Përgjithshme Kandidatët konkurrentë për vendin vakant (1 vend) për Personel Akademik në Departamentin e Lëndëve Paraklinike, Lënda Metodologji e Kërkimit Shkencor, në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, duhet të plotësojnë:

  • Të jetë shtetas shqiptarë me zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotëroj gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
  • Të jetë diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë së Përgjithshme (studime universitare brenda ose jashtë vendit);
  • Të ket përfunduar studimet universitare me notë mesatare mbi 8(tetë);
  • Të zotëroj me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore (Anglisht, Frëngjisht, Gjermanisht, Italisht, Spanjisht);
  • Të ketë gradën shkencore “Doktor”;
  • Të ketë eksperiencë pune mbi 10 vjet;
  • Të ketë eksperiencë në mësimdhënien;
  • Të ketë kualifikime apo specializime ndërkombëtare në fushën e mjekësisë;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të jet në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryej detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e pushimit nga puna;
  • Të zotëroj aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkurron;

Kritere Të Preferenciale

  • Preferohen kandidatët nga kategoria “Profesor”;
  • Preferohen kandidatët që kanë përfunduar studimet universitare dhe të mëtejshme në universitete të njohura jasht vendit;
  • Preferohen kandidatë që kanë gradë apo titull shkencorë të fituara në universitete të njohura jashtë vendit;
  • Preferohen kandidatë që kanë marrë pjesë në veprimtari dhe/ ose aktivitete shkencore në fushën përkatëse;
  • Preferohen kandidatë me përvojë pune dhe pjesmarrje në projekte kombëtare ose ndërkombëtare;
  • Preferohet të ketë botime dhe artikuj shkencorë në fushën përkatëse.

Kandidatët Konkurrentë Duhet Të Paraqesin Këtë Dokumentacion

  • Kërkesë me shkrim për aplikim;
  • Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
  • Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  • Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njëhsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
  • Dëshmi të kualifikimeve pasuniversitare ose të gradave dhe titujve (fotokopje të noteruara). Për diplomat master ose PhD të marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noteruar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent ose vërtetim që janë në proçes njohje;
  • Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca apo seminare etj.
  • Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit ose trupa akademike.
  • Kopje e noterizuar e librezës së punës(të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Kopje të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj.
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.
  • Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  • Formular vetëdeklarim sipas formës së kërkuar nga ligji138/2015;
  • Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) të marrë brenda tri muajve të fundit

Dokumentacioni i dorëzuar nuk mund t ’ju kthehet konkurrentëve, pasi bëhet pjesë e arkivës së institucionit. Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar, në zyrën e Protokolli t të Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike (Adresa: Rr. e Dibrës, Brenda QSU “Nënë Tereza”, Tiranë), në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë . Afati i dorëzimit të dokumentacionit : 09. 03.20 20- 23. 03.20 20 (10 ditë pune) . Mënyra e Vlerësimit Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për personel akademik i miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, i publikuar në faqen zyrtare www.umed.edu.al

Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al

10 March, 2020 |

Previous

NJOFTIM PËR VEND VAKANT: PERSONEL AKADEMIK NË DEPARTAMENTIN E MORFOLOGJISË, LËNDA HISTOLOGJI-EMBRIOLOGJI, NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, TIRANË.

Next

NJOFTIM PËR VEND VAKANT: PERSONEL AKADEMIK NË DEPARTAMENTIN E KIRURGJISE “SHERBIMI I KIRURGJISE SE PERGJITHSHME, KLINIKA I” PRANË FAKULTETIT TË MJEKËSISË, UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/njoftim-p%C3%ABr-vend-vakant-personel-akademik-n%C3%AB-departamentin-e-l%C3%ABnd%C3%ABve-paraklinike-l%C3%ABnda-metodologji-e-k%C3%ABrkimit-shkencor-n%C3%AB-fakultetin-e-shkencave-mjek%C3%ABsore-teknike-tiran%C3%AB-at-university-of-medicine-tirana-4374155960

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 17/02/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme