Posto punë

Ballina / Punët / NJOFTIM PER VEND TE LIRE PUNE: PERSONEL ADMINISTRATIV ME KONTRATË TË PËRKOHSHME “SPECIALIST I TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT”

NJOFTIM PER VEND TE LIRE PUNE: PERSONEL ADMINISTRATIV ME KONTRATË TË PËRKOHSHME “SPECIALIST I TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT”

University of Medicine, Tirana

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Bazuar në ligjin nr.80/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë ”, të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodit i Punës për Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutin dhe Rregulloren e Universitetit i Mjekësisë,Tiranë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për pozicion pune personel administrativ me kontratë të përkohshme “Specialist i Teknologjisë së Informacionit”,

  • Kriteret:

Kandidati Për Vendin e Punës Me Kontratë Të Përkohshme “Specialist i Teknologjisë Së Informacionit”, Propozohet Të Plotësojë Këto Kritere

  • Të ketë përfunduar studimet Bachelor/Master Profesional/Master Shkencor në degën e Inxhinierisë Informatike;
  • Të ketë eksperiencë punë në fushën përkatëse;
  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  • Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore, që nuk është shuar sipas ligjit;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur.

Kandidatët Duhet Të Dorëzojnë Pranë Sektorit Të Protokollit Dhe Arkivës Në Rektoratin e Universitetit Të Mjekësisë, Tiranë Këto Dokumente

  • Kërkesë me shkrim;
  • Jetëshkrim;
  • Kopje të diplomës Bachelor dhe Master dhe të listave të notave përkatëse (të noteruara). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të dorëzohet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
  • Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit;
  • Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë të noteruar);
  • Vërtetim nga Institucioni ku ka punuar që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera në jetëshkrimin tuaj;
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore (Raport mjekësor për aftësitë në punë);
  • Dëshmi penaliteti;
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID).

Afati i dorëzimit të dokumentacionit është: 07.05.2018-18.05.2018 Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta. Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al

  • Mënyra e vlerësimit:

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës; Eksperiencën e tyre të mëparshme; Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

14 May, 2018 |

Previous

Njoftim për vend të lirë pune për personel akademik në Fakultetin Mjekësisë të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë

Next

NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE: DREJTOR NË DREJTORINË SHËRBIMEVE TË PËRGJITHSHME

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/njoftim-per-vend-te-lire-pune-personel-administrativ-me-kontrat%C3%AB-t%C3%AB-p%C3%ABrkohshme-%E2%80%9Cspecialist-i-teknologjis%C3%AB-s%C3%AB-informacionit%E2%80%9D-at-university-of-medicine-tirana-4387826181

Kërkesat

Niveli: senior

Publikuar 19/03/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme