Posto punë

Ballina / Punët / NJOFTIM PËR POZICIONIN E PUNËS, PERSONEL NDIHMËS AKADEMIK “LABORANT” NË DEPARTAMENTIN E KIRURGJISË OMF & PARAKLINIKE, PRANË FAKULTETIT TË MJEKËSISË DENTARE, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË

NJOFTIM PËR POZICIONIN E PUNËS, PERSONEL NDIHMËS AKADEMIK “LABORANT” NË DEPARTAMENTIN E KIRURGJISË OMF & PARAKLINIKE, PRANË FAKULTETIT TË MJEKËSISË DENTARE, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË

University of Medicine, Tirana

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Mbështetur në ligjin nr. 80/2015, “ Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë ”, në Statutin e Universitetit të Mjekësisë, si edhe në Urdhërin Nr.­­­133, datë 16.11.2021, “ Për miratimin e kritereve për kanditatët për personel ndihmës akademik në Fakultetin e Mjekësisë Dentare ” shpall konkursin për pozicionin e punës, personel ndihmës akademik “Laborant” në Departamentin e Kirurgjisë OMF & Paraklinike, pranë Fakultetit të Mjekësisë Dentare, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.

Kandidatët Për Personel Ndihmës Akademik Pozicioni “Laborant” Pranë Departamentit Të Kirurgjisë OMF & Paraklinike, Në Fakultetin e Mjekësisë Dentare, Pranë UMT-së, Duhet Të Plotësojnë Këto Kritere

Kritere të përgjithshme

  • Të jetë shtetas shqipëtar me zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkuron;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata për kryerjen e një veprepenale;

Kritere Të Veçanta

  • Të zotërojë diplomë minimalisht të nivelit “Bachelor”;
  • Të ketë eksperiencë pune mbi 3 (tre) vjet në marrëdhënie dhe komunikim me të tretët;
  • Të ketë njohuri në përdorimin e kompjuterit dhe të programeve bazë (exel, word etj.);
  • Të zotërojë me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore (gjuha angleze përbënavantazh);
  • Të ketë aftësi të mira organizative, komunikuese, etikë profesionale dhe të punës në grup;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Dokumentacioni i Kërkuar Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë pranë Zyrës së Protokollit, Fakulteti i Mjekësisë Dentare pranë UMT-së, dosjen personale (të inventarizuar), me dokumentat si më poshtë:

  • Kërkesë me shkrim për aplikim;
  • Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
  • Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  • Kopje e noteruar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave;
  • Kopje e noteruar e librezës së punës;
  • Kopje e noteruar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
  • Kopje e noteruar e dëshmisë së paketës Microsoft Office;
  • Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  • Formular vetdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015;
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;
  • Vërtetim që nuk ka masë disiplinore, që nuk është shuar sipas ligjit;
  • Referenca që provojnë vlerësimet pozitive;
  • Vërtetim i gjendjes gjygjësore (Dëshmi Penaliteti), të marrë brenda (tre muajve të fundit);

Mungesa e një prej dokumentave të kërkuara më sipër, sjell skualifikim të kandidatit. Dokumentacioni i kërkuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e Arkivës së Institucionit. Afati i dorëzimit të dokumentacionit është 10 ditë pune nga data e shpalljes ne Buletinin e APP-së. Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”.

Mënyra e Vlerësimit Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për personel ndihmës akademik i miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, i publikuar në faqen zyrtare www.umed.edu.al

Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al

23 November, 2021 |

Previous

NJOFTIM PËR POZICIONIN E PUNËS “PERSONEL AKADEMIK” ME KOHË TË PLOTË PËR LËNDËT “MJEKËSIA LIGJORE” DHE “ETIKË & DEONTOLOGJI” NË DEPARTAMENTIN E ANATOMISË PATOLOGJIKE DHE MJEKËSISË LIGJORE NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË.

Next

NJOFTIM PËR POZICIONIN E PUNËS, PERSONEL NDIHMËS AKADEMIK ME KARAKTER MËSIMOR-SHKENCOR “LABORANTE MËSIMORE” ME KOHË TË PLOTË NË DEPARTAMENTIN E KIRURGJISË, PRANË FAKULTETIT TË MJEKËSISË, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/njoftim-p%C3%ABr-pozicionin-e-pun%C3%ABs-personel-ndihm%C3%ABs-akademik-%E2%80%9Claborant%E2%80%9D-n%C3%AB-departamentin-e-kirurgjis%C3%AB-omf-paraklinike-pran%C3%AB-fakultetit-t%C3%AB-mjek%C3%ABsis%C3%AB-dentare-universiteti-i-mjek%C3%ABsis%C3%AB-tiran%C3%AB-at-university-of-medicine-tirana-4395281903

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 02/04/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme